Mungesa e transportit për fëmijët në shkolla bën bashkë PS-PD në Kuvend: Të gjendet një zgjidhje! Ministrja e Arsimit: Takim me kryebashkiakët

TIRANË- Mungesa e transportit për fëmijët që kanë shkollat larg vendbanimeve ka bërë bashkë opozitën dhe maxhorancën ditën e sotme në Kuvend. Ka qenë i pari i deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku i cili ngriti problematikën se 15 fëmijë të fshatit Plani i Bardhë në Mat, detyrohen të udhëtojnë 16 km në drejtim të Klosit për të ndjekur mësimin.

"Fshati Plani i Bardhë në Mat në Klos, zonë mes Kosit dhe Bulqizës shumë e varfër edhe pse nëntoka është ari, mbi krom e pasuri, nga ato që pasurohen treçereku i oligarkëve të këtij vendi. Plani i Bardhë është 15 km rrugë distancë nga Klosi, qendra më e afërt. Në Plan të Bardhë nuk ka shkollë 8-vjeçare dhe nuk e di pse, ose nuk ka godinë ose nuk ka mësues, mos më kërkoni pse, sepse realisht nuk e di. Problemi im është se në atë fshat janë 15 fëmijë poshtë moshës 12-vjeç, të cilët detyrohen nga Plani i Bardhë të bëjnë 16 km rrugë për të ndjekur shkollën 8-vjeçare në Klos. Dy janë rrugët që bëhet, ose rruga asfaltit kryesorja, ku iu ngelet të hypin në makina rasti dhe imagjinoni një fëmijë të hypë në makina rasti. Ose ta bëjë në këmbë duke rrezikuar jetën, se është e vetmja rrugë ku kalojnë kamionët e kromit, ose ta bëjnë përmes pyllit. Zonja ministre të kërkoj si deputet i asaj zone, si njeri, t'iu siguroni një fugon atyre familjeve për të pasur fëmijët e sigurt nga Plani i Bardhë në Klos ose të zgjidhet çështja e shkollës në fshat", tha Kreshnik Çollaku.

Edhe deputetja e Partisë Demokratike solli një rast në zonën e Zall Herrit në Tiranë. Pampuri tha se prej fillimit të sezonit të ri shkollor, 35 fëmijë kanë mbetur të izoluar dhe nuk shkojnë në shkollë pasi mungon një fugon për transportin e tyre.  

"Do ngrija një problem në qarkun e Tiranës, njësia administrative Zall-Herr. Prej ditës që ka filluar shkolla janë 35 fëmijë të cilët nuk shkojnë në shkollë sepse shkolla është mbyllur për 6 km rrugë të cilën nuk mund ta përshkojnë dot për shkak të mungesës së një fugoni", tha Oriola Pampuri.

Shqetësimi i ngritur nga Çollaku gjeti përkrahjen e maxhoranxës. Ismet Beqiraj, deputeti i PS-së, njëkohësisht edhe drejtuesi politik i qarkut Dibër, tha se i bashkohet opozitës, ku edhe ai iu drejtua ministres së Arsimit, Evis Kushi për të gjetur një zgjidhje.

"E kërkova fjalën që kur foli kolegu i opozitës Çollaku për dy shqetësimet që ngriti për fëmijët e Planit të Bardhë. Shfrytëzoj rastin se jam edhe drejtues politik i atij qarku dhe në lidhje me shqetësimin që ai ngriti për largësinë e Planit të Bardhë, ku 15 fëmijët ndjekin mësimin në Klos. Bashkohem plotësisht me shqetësimin e kolegut pavarësisht se është koleg i opozitës, por sensibilitetet janë të njëjta. Besoj që ministrja e arsimit, kolegia ime Kushi do ta marrë në konsideratë dhe shumë shpejt do kemi edhe një zgjidhje jo vetëm për fëmijët e fshatit të Planit të Bardhë por edhe kudo ku ka problematika të tilla sepse arsimi i fëmijëve është arsyeja për të cilën ne jemi këtu, por edhe ata të tjerë që na ndjekin jashtë kësaj salle", u shpreh Beqiraj.

Në kuadër të problemeve të ngritura nga deputetët në Kuvend, Kushi bëri me dije se nesër në orën 11:00 është planifikuar një mbledhje me gjithë kryebashkiakët e vendit për të diskutuar mbi zgjidhjen e kësaj çështjeje.

"Doja t'i falënderoj deputetët që ngrenë shqetësimin e transportit dhe të pamundësisë që kanë për fat të keq disa nxënës në zona të ndryshme të Shqipërisë, sidomos zona periferike, për të shkuar në shkollë. Edhe për ne është një shqetësim shumë i madh dhe iu siguroj që ne e kemi ndjeshmërinë maksimale dhe po merremi me këtë çështje. Madje nesër në orën 11 ne kemi organizuar një takim me të gjithë kryebashkiakët këtu në Tiranë, ku një ndër pikat që do të trajtojmë është pikërisht transporti i nxënësve. Ky është një problem që ne duhet ta zgjidhim bashkë me ta", tha Kushi.

Mungesa e transportit për fëmijët është trajtuar herë pas here në kronikat e Report Tv, ku është parë që ka pasur nxënës që ecin mijëra kilometra në këmbë për tu arsimuar, të tjerë që shkojnë në shkollë me makina rasti e ndërsa nuk kanë munguar rastet ekstreme ku janë detyruar që të braktisin shkollën.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Braçe kërkon hetim për rrugën Fier-Lushnje: U ndërtua 'ylli në ngjitje i Infrastrukturës'! I përgjigjet Basha: Jeni ‘nona e baba’ korrupsionit, pse s’i mbyllët ju këto 8 vite


SI.E./G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari