Mungesa e ujit në Troshan të Lezhës, bashkia: Shkak, lidhjet e paligjshme

Janë investuar 1 miliard lekë për ujësjellësin e ri të fshatit Troshan të njësisë Administrative të Blinishtit në Lezhë, por banorët e Troshanit përsëri nuk kanë ujë në shtëpitë e tyre.

Përballë kësaj situatë një përfaqësi e banorëve i janë drejtuar bashkisë Lezhë për të gjetur zgjidhje. Ata zhvilluan një takim më përfaqësues të kësaj njësie vendore, duke ju prezantuar problematikën. Sipas banorëve:  

Ujësjellësi i ri është ndërtuar pa standarde, ndaj dhe uji i pijshëm mungon sërish.

Banorët e Lezhës

Ndërsa bashkia Lezhë thotë se shkak i mungesës së ujit janë ndërhyrjet e paligjshme në rrjet, dhe ditët e fundit është ndërhyrë për ndërprerjen e tyre. Gjithashtu NënKryetarja e bashkisë, Alfrida Marku u shpreh:

Do të vendosen dhe matësat e ujit pa pagesë për çdo familje dhe kjo do ti japë zgjidhje këtij problemi.

Alfrida Marku,  N\Kryetare e bashkisë Lezhë

Ujësjellësi i ri i Troshanit është vënë në funksion 1 vit më parë, por banorët pretendojnë se ky investim nuk i ka dhënë zgjidhje sërish problemit të ujit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja