Të moshuarit me mungesë vitamine “D” e kanë sistemin imunitar më pak të mbrojtur.

Ata gjitashtu kanë dhe një nivel më të lartë inflamacioni në organizëm, lidhur kjo me rrezikun kardiovaskular të individëve.

Këto janë rezultatet e një studimi të publikuar në gazetën “Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism” nga Mary Ward, i universitetit “Ulster” në Irlandë.

Ky është studimi i parë për të gjetur lidhjen mes përqendrimit të vitaminës D në gjak dhe nivelit të inflamaconit  te një grup të moshuarish.

(b.t/shqiptarja.com)