Lojtarët e Barcelonës nuk morën pjesë në ceremoninë e FIFA-s, ku Cristiano Ronaldo mori çmimin si lojtari më i mirë për vitin 2016.
Barcelona luan nesër kundër Athletic Bilbaos për Kupën e Spanjës, në Camp Nou, ku i duhet të përmbysë humbjen 1-2 të ndeshjes së parë, ndaj klubi preferoi të mbante lojtarët në dispozion të trajnerit. Megjithatë, është i njohur fakti se nuk ka dashamirësi midis FIFA-s e klubit katalanas, si dhe sulmuesit Luis Suarez.
Drejtuesit e klubit ishin të gjithë të pranishëm në ceremoni, por nuk është parë si e mjaftueshme, sidomos nga drejtuesit madrilenë, të cilët preferonin që të kishin edhe lojtarët kundërshtarë si dëshmitarë të triumfit të Realit, me Ronaldon si më i miri në botë dhe katër të tjerë në formacionin e vitit.
Sot kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta ka telefonuar lojtarët e Real Madridit, duke u kërkuar ndjesë për mungesën. Sergio Ramos ishte më pak kritiku i lojtarëve katalanas, ndërsa Luka Modriç refuzoi të fliste. Ronaldo e kaloi me humor, por ndërkaq pati edhe një tjetër të pakënaqur që nuk vinte nga Madridi.
Dani Alves, te Juventus që nga vera e kaluar, ishte në skenë si anëtar i formacionit më të mirë, por e shprehur pakënaqësinë për mungesën e ish-shokëve të skuadrës.
“Më lanë vetëm me lojtarët e Real Madridit. Duhej të kishin ardhur”, tha braziliani.
d.i./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com