TIRANE- Shqipëria si një vend i vogël dhe me mungesë të theksuar të kulturës së dhurimit të gjakut vazhdon të vuaj mungesën dhe nevojat për sasi të mjaftueshme gjaku. Edhe pse janë hartuar masa dhe strategji për dhuruesit, ende 2000 individë në të gjithë vendin e japin atë kundrejt pagesës. Shtresat më të prekura nga këto mungesa janë talasemikët, të cilët nevojën për gjak e kanë kushtin kryesor të jetesës së tyre. Dhurimet familjare janë e vetmja zgjidhje, për të përmbushur nevojat e shumta për gjak në të gjithë vendin. Qytetet janë ato që për shkak të mungesës së fushatave sencibilizuese, pjesën më të madhe të nevojave të tyre i plotësojnë me dhurues me pagesë dhe dhurime familjare.
Dhuruesit me pagesë
Dhurues gjaku me pagesë, deri para pak kohësh u kthye në një profesion. Qytetarë të shtresave në nevojë, në periudha kohore të përcaktuara dhuronin kundrejt pagesës sasi të caktuara gjaku. Institucionet mjekësore që meren me grumbullimin e kampionëve të gjakut, po bëjnë përpjekjet që të mos afrojnë asnjë donator të ri kundrejt pagesës.
Strategjitë e hartuara
Arben Metka specialist në Qëndrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, shprehet për Shqiptarja.com se po bëhen përpjekjet maksimale që dhuruesit familjarë të kthehen në vullnetarë. “Kërkesat më të nevojshme janë gjatë muajve korrik-gusht, për shkak se rritet ndjeshëm numri i aksidenteve dhe ulet numri i dhuruesve”, shton specialisti. Sipas z. Metka në periudhat kritike aplikohet edhe skeda kirurgjikale ku pacientët ndalohen të hyjnë në sallat e operacionit në rast se familjarët e tyre nuk dhurojnë atë sasi gjaku për të cilën ata vetë do të kenë nevojë gjatë ndërhyrjes kirurgjikale.
Shkrimi u publikua sot (19.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com