Mungoi bashkëpunëtori i akuzës
Shtyhet sërish gjyqi ndaj Frrokut

TIRANE- Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë sërish seancën ndaj Arben Frrokut, pasi në seancën e sotme nuk u paraqit dëshmitari i mbrojtur nga drejtësia Arben Ndoka. në seancën e kaluar, Frroku ka kërkuar nga Prokuroria sjelljen sa më parë të dëshmitarit bashkëpunëtor me drejtësinë, por edhe në seancën e sotme kjo nuk është e mundur.
 
Si pasojë e mungesës së Arben Ndokës, seanca e radhës do të zhvillohet më 30 korrik.
 
Arbën Frroku akuzohet për vrasjen e kryekomisar Lamajt, i cili u ekzekutua shkurtin e një viti më parë teksa parkonte automjetin e tij pranë banesës në rrugën “Ibrahim Dervishi” në kryeqytet.
 
Për ngjarjen pas hekurave ndodhet vetëm Arben Frroku, ndërsa hetimet për organin e akuzës kanë dhënë prova të mjaftueshme për përfshirjen e Frrokut në ngjarje, paçka se nga ky i fundit mohohet kjo gjë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Raporti: Kina dhe Izraeli kryesojnë vendet që burgosin gazetarët

Raporti: Kina dhe Izraeli kryesojnë vendet që burgosin gazetarët