Klubi i Kukësi ka konfirmuar sot se trajneri Skënder Gega, i cili nuk ishte në pankinë për ndeshjen e Kupës kundër Besës së Kavajës, ka rezultuar pozitiv me koronavirus

“Komunikatë e klubit

Klubi i Kukësit njofton se trajneri Skënder Gega ka rezultuar pozitiv në tamponin e kryer për Covid 19!

Trajneri Gega prej 4 ditësh ka ndjerë simptomat e para të virusit dhe ka munguar në stërvitje për të shmangur çdo kontakt me ekipin duke u vetëizoluar në shtëpi, ndërsa ditën e djeshme ka kryer tamponin dhe nga përgjigja që mori ditën e sotme, ai rezultoi i prekur nga Corona Virus.

Klubi i Kukësit i uron shërim dhe rikthim sa më të shpejtë trajnerit Gega. Të presim më të fortë profesor. Kjo fitore ishte për ty,”-shkruhet në njoftimin e Kukësit.