Mungoi në Kuvend, Berisha tregon arsyen: Kam pasur kontradikta të hapura me Erdogan! Arsyeja pse marrëdhëniet tona u krisën

Mungoi në Kuvend, Berisha tregon arsyen: Kam pasur kontradikta të hapura me Erdogan! Arsyeja pse marrëdhëniet tona u krisën

Ish-kryeministri Sali Berisha

TIRANË- Sali Berisha kishte premtuar se do të kthehej në Kuvend dhe do të bënte opozitë përballë Edi Ramës, por ajo çfarë u vu re në seancën e sotme parlamentare ishte mungesa e ish-Kryeministrit. Berisha e ka justifikuar mungesën e tij duke e lidhur me praninë e presidentit turk, ku sot ka thënë se nuk mund të ishte i pranishëm për shkak se Erdogan do të mbante fjalën në foltoren e Kuvendit.

“Mungova sot sepse gjykova që nuk duhet të isha i pranishëm në fjalën në Parlament të presidentit të Turqisë, Erdogan. Unë jam njeri që respektoj shumë Turqinë dhe kombin turk, por unë kam patur kontradikta të hapura me presidentin Erdogan në vitet e fundit të qeverisjes nga unë, ku nuk kam pranuar të ndjekë apo të votojnë në OKB rezoluta që binin në kundërshtim, në vlerësimin tim, me qëndrimet që mbanin SHBA dhe vendet e mëdha për çështjen e Palestinës. Shqipëria është nga ato të pakta vende që ka një ambasadë të Palestinës prej vitesh, por asnjëherë nuk u vendos në diskutim prania e saj në Tiranë. Rezoluta me të cilin u ndava me Erdogan ishte një përpjekje për të përjashtuar rolin e SHBA në zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme. Ishte përpjekje për ta salduar edhe më tej atë krizë", tha Berisha në 'Quo Vadis' në Vizion Plus Tv.

Berisha ka shpjeguar edhe arsyen përse marrëdhëniet mes tij dhe Erdogan janë krisur. Ai tha se e gjithë kjo ka ardhur si pasojë e një qëndrimi që Berisha ka mbajtur pro Amerikës gjatë kohës që ishte në qeverisje për krizën në Lindjen e Mesme. Sipas Berishës, presidenti turk e ka marrë në telefon dhe i ka kërkuar që të ndryshonte qëndrim, por ish-kryeministri nuk e ka bërë dhe kjo ka sjell prishjen e marrëdhënieve.

“Kam pritur në Tiranë presidentin Jaser Arafat por rezoluta që unë u ndava me presidentin Erdogan ishte përpjekja për të dobësuar rolin e SHBA në krizën e lindjes së mesme, duke e salduar atë krizë dhe për mendimin tim, pa angazhimin  e SHBA, kriza më e thellë ndofta e kohërave, nuk mund të zgjidhej. Pas vendimit tim, gati 2 vite pas prononcimit tim, mua mu kërkuar në një mënyrë jo shumë diplomatike për të ndryshuar votën e Shqipërisë, por unë nuk e bëra dhe këtë ia mori përsipër Rama i cili ndryshoi qëndrimin e Shqipërisë.

Më mori në telefon në një moment feste, në një kohë kur diplomacia turke nuk më kishte thënë asnjë fjalë, kisha marrë vesh nga ambasadori palestinez se presidenti Erdogan ishte shumë i mërzitur nga kjo dhe më tha se do të bëjë demarsh tek unë dhe ai insistoi që unë të ndryshoja qëndrim por unë i thashë që maksimumi që mund të bëja ishte abstenoja por që nuk votoja kurrë për atë rezolutë. Nga ky moment unë bëra të qartë se Shqipëria nuk është dhe nuk mund të jetë një vend në influencën e Turqisë.

Turqia është një super fuqi rajonale dhe pretendon të bëhet një super fuqi qendrore. Dobësimi i uni politariteti në botë që u vendos pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe dominimi nga SHBA i rendit botëror, solli në tryezë idenë e rikthimit të zonave të influencës dhe Turqia lufton për këto zona. Historiku dhe historia e Shqipërisë është e dominuar nga perandoritë dhe rikthimet e perandorive në forma të ndryshme, unë nuk jam dakord”, tha Berisha.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ishte sot në një vizitë zyrtare në vendin tonë dhe mbajti një fjalë përshëndetëse në Kuvend, ku të vetmit që munguan ishin ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputeti Edi Paloka.

SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Delinquenti: 18/01/2022 13:48

    Ore po sikur ta marrim Erdoganin ta verme per 6 muaj e nje dit ne parlament qe plakut mere te mos shkoje me sa ti skadoj mandati mos do te ishte me mire per salen dhe OPA MANDATI,po prap kom frike se do ta sajoj ndonje rren tjetr .......lum ato prinder qe prallat i kan gatti per kalamojt deri ne 1 vjec e gjys qe ti vejne ne gjume rehat ..........

    Përgjigju
  • Taulanti: 17/01/2022 23:33

    Saliun sapo e demaskoi edhe nje here profesor Pellumb Xhufi. Ne emisionin Shqip, te Dritan Hiles, profesor Xhufi permendi nje veprim shume domethenes te Berishes ne 2005: asokohe ende ne opozite, Berisha braktisi parlamentin kur foli Erdogani. Interpretimi i profesor Xhufit eshte se Berisha e beri kete gje per t’i sinjalizuar Athines miqesi, duke gjykuar se pa mbeshtetjen e saj nuk vinte dot ne pushtet. (kuptohet se behet fjale per mbeshtetje nga veprimtaria e sherbimeve informative). Sa per arsyet qe jep tani Berisha, se eshte kunder Erdoganit fale mospajtimeve qe Turqia ka me SHBA-te, duhet te kesh tru gomari qe te besosh se ky eshte motivi i vertet i tij. Edhe non-grata nga SHBA, edhe proamerikan. Vazhdo Sali, dergo sinjale te tjera ndaj Athines. Por kesaj radhe ajo nuk te shpeton dot. Me e shumta qe Athina po ben per ty eshte ndihma me nje fushate te mjere propagande me banden e komentuesve shqipfoles ne portalet dhe forumet shqiptare (ne disa raste edhe me disa skutha te saj ne studio televizive). As komentuesit shqipfoles dhe as Evi Angelakis nuk te shpetojn dot. Athina te shfrytezoi ne maksimum, dhe tani qellimin kryesor e ka qe te nxisi antiamerikanizmin ne Shqiperi sepse per fatin e Berishes nuk i behet vone aspak.

    Përgjigju
  • Lala i Lushnjes: 17/01/2022 23:12

    Ti mor idjot nuk mund të bëje ndryshe sepse atë urdhër kishe nga "ustallar,, e tu, zgjebe e ndyrë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes

Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes