Mungojnë testet për diagnostikimin
e personave të varur nga droga

Mungojnë testet për diagnostikimin<br />e personave të varur nga droga
TIRANE - Teste për diagnostikimin e personave që kanë varësi ndaj drogës mugojnë. Kjo pasi Fondi Global, që ka siguruar këto teste deri tani, nuk do të mund të sigurojë sasi të tjera. Por ky nuk është problemi i vetëm. Këto teste është e vështirë që ti gjesh edhe në treg. Alarmin për mungesën e këtyre testeve e jep Genci Muçollari, drejtor i qendrës Aksion Plus e cila çdo ditë trajton me metadon personat e varur nga heroina. Sipas Muçollarit nuk do të ketë më teste për vitin 2014 e në vazhdim. Deri më tani testet janë siguruar nga Fondi Global, kontrata me të cilin skadon pikërisht në fillim të 2014.

Genci Muçollari thotë se situata është tepër kritike dhe deri tani gjithçka është siguruar nëpërmjet Fondit Global i cili përfundon aktivitetin e tij në mars të 2014. "Nuk kemi teste. Deri dje i kemi pas blerë me Fondin Global, por Fondi është tkurrur. Pritet të bëhet një aplikim pas 2014, por nuk është siguria do të fitohet apo jo. Këto janë gjëra që duhet t’i mendojë shteti. Këto teste nuk janë as në burgje pasi edhe personat që bien në burg janë përdorues. Duhet bërë testi në çast"- thotë drejtuesi i Aksion Plus, Genci Mucollari.

Testet e urinës thotë Mucollari nuk janë të kushtueshme, por janë tepër specifike dhe mezi sigurohen. Ndërkohë që farmacitë në Tiranë nuk e disponojnë. "Nuk para gjendet shumë në farmaci sepse nuk është shumë i qarkullueshëm. Ne kemi pasur një mundësi me dy farmaci, por njëra prej tyre nuk e disponon më, tjetra e sjell-nuk e sjell, sepse nuk ka shumë treg shitje. Mund të kushtojë deri në 1000 lekë. Varet sa lloj drogash ka brenda, nëse është me një substancë ose me pesë. Një element tjetër shumë i rëndësishëm është terapia me metadon.

Pas marsit të 2014 ndoshta do të duhet të punojmë me qeverinë e re, ose ministrinë e Shëndetësisë që ky preparat të mos mungojë"- thotë Mucollari. Sipas një raporti të fundit të ISHP në vendin tonë ka rreth 60 mijë përdorues të rregullt të drogës. Ku në ta nuk mungojnë as fëmijë të moshës 11-vjeçare. Këta të mitur janë përdoruesit më të vegjël dhe 45 vjeçarët vartësit më të mëdhenj të drogërave duke u shndërruar kështu në kontingjentin më të rriskuar nga HIV/ AIDS.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.07.2013
 
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit