Mungojnë ofertat e bankave, shitja e
obligacioneve, 50% më pak se plani

Mungojnë ofertat e bankave, shitja e<br />obligacioneve, 50% më pak se plani
TIRANE- Ministria e Financave nuk ka mundur dot të sigurojnë shumën që ishte planifikuar përmes shitjes së obligacioneve 7-vjeçare në lekë. Kjo vjen pasi, ky institucion nuk ia doli të siguronte shumën prej 40 milionë euro në ankandin e obligacioneve 2-vjeçare të zhvilluar para një jave. Në ankandin e obligacioneve 7-vjeçare, Financat kanë arritur të shesin vetëm rreth 1.4 miliardë lekë, nga shuma totale që ishte 3 miliardë lekë. Pra e thënë ndryshe shitja arriti deri në 46% të shumës. Nëpërmjet Bankës së Shqipërisë, Ministria e Finacave kishte nxjerrë për shitje 3 miliardë lekë obligacione 7-vjeçare, me interes fiks dhe të ndryshueshëm.

Shuma e shpallur për obligacionet fikse ishte 2 miliardë lekë. Numri i ofertave konkurruese në ankand ishte 5, ku kërkesë totale ishte 1.28 miliardë lekë, e cila është pranuar e gjitha. Interesi ishte i barabartë me kuponin indikativ, prej 7.45% në vit. Nga ana tjetër, shuma e shpallur për obligacionet me interes të ndryshueshëm ishte 1 miliard lekë. Nëse do t’u referohemi rezultateve të ankandit, ka pasur vetëm dy oferta konkurruese, me një shumë prej vetëm 100 milionë lekësh. Për herë të parë, para një jave Ministria e Financave emetoi obligacion 2-vjeçar në euro, me një shumë totale prej 40 milionë eurosh. Ndërkaq, shuma e kërkuar nga pjesëmarrësit në ankand (14 kërkesa konkurruese) ishte vetëm rreth 25 milionë euro dhe po kaq ishte dhe shuma e pranuar. Ndërsa kuponi indikativ i kërkuar ishte 4.65% në vit, më i lartë se sa ishte shpallur fillimisht nga Ministria e Fiancave
 
Bonot
Ndërkohë, më 30 dhjetor, Ministria e Financave, përmes Bankës së Shqipërisë, do të organizojë edhe një tjetër ankand, ku do të tentojë të shesë 5.2 miliardë lekë bono thesari me afat maturimi 12-mujor dhe 9-mujor. Sipas njoftimit të ankandit, për bonot 12-mujore, shuma e shpallur për shitje është 2.6 miliardë lekë. Por, interesat e bonove 12-mujore ndërprenë këtë javë uljen, që vazhdonte prej afro 1ë viti dhe që i zbriti vlerat në nivele të paregjistruara asnjëherë më parë. Bonot me maturim 12-mujor u emetuan me një normë mesatare të ponderuar interesi prej 3,66%, nga 3,62% që kishte qënë interesi në ankandin e mëparshëm. Kjo është hera e parë prej shumë vitesh kur interesat e bonove 12-mujore nuk ulen në ankandin e parë pas uljes së normës bazë të interesit.

Banka e Shqipërisë uli normën bazë më datë 16 dhjetor në minimumin e ri historik prej 3%. Më herët gjatë këtij muaji, interesat ishin rritur edhe për obligacionet, çka dëshmon se kërkesa në rritje e qeverisë për para po i zhvendos ekuilibrat e tregut. 
Për momentin, rënia e interesave vijoi në ankandin e bonove me maturim 3-mujor, që u emetuan me një interes mesatar të ponderuar prej 3,27%, nga 3,41% që kishte qënë në ankandin e nëntorit. Në dy ankandet e bonove, qeveria arriti të siguronte shumën e kërkuar prej afro 12 miliardë lekësh, por në ankande nuk pati tepricë oferte për financim nga investitorët. 
 
Kërkesa
Bankat gjatë 3-mujorit të tretë shënuan një tërheqje nga blerja e letrave me vlerë të qeverisë, që u mbulua nga kërkesa më e lartë e institucioneve financiare jobanka. Shtrëngimi i ofertës nga tregu po shtrihet gradualisht edhe në titujt afatshkurtër, ndërsa në ato afatgjatë qeveria nuk ka arritur të sigurojë shumën e shpallur për dy ankande radhazi. Gjatë këtij viti, investimet e bankave në monedhën vendase kanë shkuar kryesisht në titujt e borxhit publik, edhe për shkak të kërkesës shumë të dobët për kredi. Por, në muajt e fundit kërkesa e shtuar për financim nga qeveria ka rritur presionin mbi tregun e brendshëm. Kjo po reflektohet me pamjaftueshmëri të ofertës për të financuar borxhin dhe me frenim të rënies së interesave.


 Shkrimi u publikua sot (28.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit