Banka rajonale e gjakut në Fier gjendet në një periudhë të vështirë jo vetem për plotësimin e nevojave të të sëmurëve me talasemi, por edhe per nderhyrjet kirurgjikale që zvillohen në spitalin e Fierit. Drejtori i Bankës Rajonale të gjakut Fier Dashamir Bano shprehet se kjo situatë ka ardhur për shkak të mungesës së dhuruesve.

Më tej Bano shprehet se plotësimi i nevojave për gjak nuk mund të realizohet me fushata, por duhet të ketë dhurues të rregullt.

Me këtë rast drejtori i Bankës Rajonale të gjakut në Fier u bën apel qytetarëve që të angazhohen më shumë për të dhuruar gjak, për të shpëtuar jetë njerëzish.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)