Për të dytën radhë resht, seanca gjyqësore për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, u shty për shkak të mungesës së njërës prej anëtarëve të trupit gjykues, Rudina Palloj.
Megjithatë, kryesuesi i seancës, njëherazi kreu i gjykatës së posaçme, Erjon Bani, zgjodhi të kapet me avokatët, të cilët prej kur ai miratoi rregulloren censuruese ndaj mediave dhe avokatëve duke mos i lejuar me celularë në gjyq, kanë nisur bojkot të proceseve në këtë gjykatë.
"Përse nuk do të përfaqësosh klientin", ngriti ai pyetjen ndaj avokatit të Ilir Metës.
Bujar Musta, në respekt të bojkotit nuk e përfaqësoi presidentin e PL-së në krah, por si publik në sallë, dhe tha se nëse e shkel vendimin unanim të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, rrezikon të humbasë licencën.
Në këtë pikë, Erjon Bani, i cili nuk ka bërë asnjë hap pas nga rregullorja pavarësisht reagimeve të shumta edhe nga shoqata ndërkombëtare të medias, e as përballë bojkotit të avokatëve, shkoi edhe më tej.
Pa e përmendur drejtpërdrejtë, ai kërcënoi me përgjegjësi penale, kreun e Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maks Haxhia, për veprën “detyrimi për te marrë pjesë ose jo në grevë”, pra si personi që po shtyn avokatët në bojkot.
Në mesin e këtij konflikti, ata që e pësojnë, janë edhe vetë të pandehurit. Ilir Meta tha se kjo situatë cenon interesat e tij për një proces gjyqësor. Në të njëjtën linjë, krah tij, ishte dhe Monika Kryemadhi.
“Unë jam e interesuar si palë ta kem procesin të vazhdoj, cdo shtyrje është në kurriz të zotit meta që i pezullohen afatet e paraburgimit, e dëmton atë”, tha Kryemadhi.
Avokatët kanë paralajmëruar që nga e hëna të përshkallëzojnë deri në bojkot të seancave për masat e sigurisë për të arrestuarit, një vendim i rëndë që do të çonte deri në lirim të të ndaluarve, nëse ndaj tyre brenda 72 orësh gjykata nuk cakton masë. Avokatët janë kërcënuar edhe me gjoba nëse nuk marrin pjesë në seanca, por Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka marrë përsipër ankimimin ose shlyerjen e tyre.
Një ditë më parë kreu i grupit të PL-së Tedi Blushi, kërkoi ndërhyrjen e Kuvendit me një seancë dëgjimore me palët, GJKKO, KLGJ dhe Dhomën e Avokatisë
-
Bani a ka lidhje me drejtesine Shqiptare?
Përgjigju









Komente
Komento