Dëmtimi këtë herë duket se është marramendës pasi janë vjedhur pjesa më e madhe e prozhektoreve ndriccues tokësorë në rrugen e Kalasë. Pushteti vendor dhe drejtuesit e monumenteve japin alarmin pasi kjo situatë është e patolerueshme, për një monument të rëndësisë së veçantë.
Këta të fundit apelojnë për ndërhyrje të policisë dhe ministrisë së Kulturës për kontrolle gjatë natës dhe për shtimin e personelit si roje nate.
Vjedhja bëhet edhe më lehtësisht pasi kalaja edhe pse eshtë e pajisur me të gjithë sistemin e ndricimit, gjatë natës dritat nuk ndizen pasi bashkia dhe ministria ia pasojnë njëri tjetrit shlyerjen e faturave të energjisë elektrike.
Sipas bashkisë, kalaja është aset i ministrisë së kulturës dhe kjo e fundit duhet të paguaje koston, ndërsa sipas ministrisë pretendohet e kundërta.
E ndodhur në këtë situatë, kalaj e lezhës është vjedhur në mënyrë sistematike nga hajdutët. Përgjegjësi i sektorit të monumenteve në Lezhë, Paulin Zefi shprehet se ngjarje të tilla dëmtojnë rënde monumentet dhe vlerat e tyre.
“Mbrëmë dhe parmbrëmë është bërë një vjellje masive, pjesa më e madhe e prozhektorve, si prozhektoret e sipërm dhe pjesa e poshtme dhe të gjithë kabujt . Institucionit i mungon roja i natës , nuk ka qenë asnjëherë në organikë dhe normalisht gjëra të tilla mund të ndodhin.” tha Paulin Zefi, Përgjegjës i monumenteve në Lezhë
Aktin e vjedhjeve e ka dënuar ashpër edhe Bashkia e Lezhës.
“Ky rreth nuk ka vartësin e baskisë së Lezhës, por në drejtorinë e shkodrës dhe ministrinë e kulturës por kjo nuk na largon nga përgjegjësia . Kemi bashkëpunuar me drejtorinë e shkodres e kulturës por edhe me ministrinë. Të paktën të caktojnë një rojë atje.” tha Bardh Dedgjonaj, drejtor i Kulturës në Bashkisë në Lezhë
Drejtoria e Monumenteve ka depozituar edhe denoncimin pran policisë së lezhës të të cilët kanë filluar hetimet për të identifikuar autorët.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com|)
