Mungon shërbimi i stomatologut në
shkolla, Frangu: T'i kaloi privatit

Mungon shërbimi i stomatologut në<br />shkolla, Frangu: T'i kaloi privatit
TIRANE-Shërbimi i stomatologut vazhdon të mos ofrohet në pjesën më të madhe të arsimit parauniversitar.

Edhe pse ky shërbim ekziston, po ashtu edhe kabinetet, problemet e dhëmbëve që shfaqen tek nxënësit nuk marrin trajtimin përkatës.

Report Tv lëvizi në disa shkolla të Tiranës për t’u njohur nga afër me këtë situatë. Shërbimi i stomatologut funksion më së shumti në nivelin e këshillimit ose mungon, si në rastin e shkollës Androkli Kostallari.

“Jo jo nuk ofrohet fare, nuk ka, stomatolog absolutisht nuk ka, është një gjë shqetësuese për fëmijët sepse po i bien dhëmbët dhe po i dalin të tjerë është shumë shqetësim, ne jemi të detyruar të shkojmë të heqim apo të vëmë në privat 25 mijë lekë për një mbushje”, u shpreh një nga prindërit e fëmijëve të shkollës.

Këtë fakt e pohon edhe Kreu i Sindikatës së Stomatologëve në Shqipëri, Petrit Frangu, teksa shprehet se shërbimi stomatologjik mungon në shumë shkolla të vendit, edhe pse janë strukturat dhe baza materiale. 

“Shteti për këtë mjekim paguan personelin mjekësor, kuadrin e kualifikuar, sigurimet shoqërore për këta punonjës, paguan dhe bazën materiale por realisht ky kabinet nuk funksionon në shkallë republike sa duhet”, u shpreh Frangu.

Po cilat janë zgjidhjet që propozon sindikata e stomatologëve për kapërcimin e kësaj situate?

“Në qoftë se nuk ka buxhet për ta mbyllur këtë shërbim le ta pezullojë këtë shërbim shëndetësor të mos ketë mjekim të punonjësve të policisë për këtë shërbim aktual dhe këtë mjekim ta marri shërbimi stomatologjik privat dhe të bëhet rimbursimi për këtë shërbim”, vijoi Frangu.
 
Në një vendim të vitit 2008 përcaktohet se shërbimi shëndetësor stomatologjik publik ofrohet falas për personat 0 – 18 vjeç, por kjo nuk ndodh realisht në arsimin parauniversitar. Sipas Frangut Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit duhet të marrin masat e duhura që shërbimi i dentistit në shkolla të jetë funksional.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë... horoskopi për sot

Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë... horoskopi për sot