NASA publikoi sot imazhe të papara më parë të anës së ‘errët’ të Hënës, të kapura më 6 prill nga misioni Artemis II në bordin e anijes kozmike Orion gjatë fluturimit pranë satelitit të Tokës.
Imazhet zbulojnë një zonë ende të paeksploruar, që nuk është kurrë e dukshme nga Toka, duke ofruar një pamje të drejtpërdrejtë të njërit prej territoreve më misterioze në sistemin Tokë-Hënë.
Për astronautët në bord, përvoja ishte gjithçka, përveçse e zakonshme. Christina Koch e quajti vizionin "absolutisht spektakolar", duke theksuar se për të kishte një ndikimin emocional dhe se do i shërbejë studimeve shkencore në të ardhmen.
Ekuipazhi i përbërë nga Koch, Reid Wiseman, Victor Glover dhe Jeremy Hansen tani është në rrugën e kthimit për në Tokë.
Komente









