Munir e Behlul Arnauti dy
shqiptarët e vrarë në Siri

Munir e Behlul Arnauti dy <br />shqiptarët e vrarë në Siri
DAMASK - Munir Arnauti dhe Behlul Arnauti janë dy shqiptarët të cilët kanë vdekur gjatë sulmeve në Siri. Kjo është bërë e ditur nga Muhamed Mufaku-Arnauti, publicist dhe activist shqiptar në Siri, i cili, gjatë një interviste për radio Dukagjini, tha se mes komunitetit shqiptar në Damask, kryesisht kosovarë, ka dhe të tjerë të plagosur e të vdekur.

Mufaku ka thënë se lagjja shqiptare në jug të Damaskut tashmë është e boshatisur si pasojë e bombardime të rënda nga ana e regjimit sirian. Për më shumë, largimi i atyre që kanë mbetur brenda në Siri është vështirësuar shumë, meqë autoritetet nuk lejojnë largimin nga vendi, kryesisht për në Jordani.

Zv/ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, tha për të njëjtën radio se në tërë këtë situatë, vështirësitë shtohen, pasi personat e vdekur nuk kanë pasur shtetësinë e Kosovës, por vetëm atë të Sirisë. Sipas tij, ambasadat e Kosovës në vendet përreth do të jenë të angazhuara në përpjekjet që t’u dilet në ndihmë shqiptarëve që jetojnë në Siri.

Ndërsa Mufaku ka parashtruar nevojën e themelimit të një qendre ekskluzive ku do të vinin dhe merreshin informatat për fatin e shqiptarëve në këtë vend aziatik.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat