Mancheshter United e ka rinisur me një fitore bindese Premier League pas ndërprerjes për shkak të Botërorit. ‘Djajtë e kuq’, që për herë të parë të martën luajtën pa Cristiano Ronaldo-n në organikë, mposhtën 3-0 Nottinhgam në ‘Old Traford’.
Rashford zhbllokoi shifrat pas një skeme nga goditje e këndit, ndërsa shumë shpejt Martial dyfishoi, duke i dhënë një goditje të fortë miqve. Për të parë golin e tretë u desh të priteshin minutat e fundit me mesfushorin Fred, i cili vulosi 3 pikët. Për rrjedhojë Manchester United u ngjit në vendin e pestë pas 15 javësh kampionat.
Sakaq fitore të martën mori edhe Chelsea, që likuidoi me rezultatin 2-0 Bournmouth. Të dy golat e londinezëve u shënuan në pjesën e parë fillimisht me Kai Havertz dhe më pas Mount. Pavarësisht 3 pikëve Chelsea vijon të qëndrojë në vendin e tetë.
Ndërkohë sonte kampionët në fuqi të Manchester City-t do tentojnë fitoren në transfertën e Leeds. Ekipi i Guardiolës renditet i treti dhe ka 8 pikë më pak se Arsenali kryesues. Në rast se ia del diferenca do shkonte në 5 pasi City ka një ndeshje më pak.