Mural fest, projekti që i dhuron ngjyra të përjetshme Tiranës

Mural fest, projekti që i dhuron ngjyra të përjetshme Tiranës

Foto ilustruese

Tirana do të mirëpresë një prej festivaleve më të veçanta. Mural Fest, tradita e një arti që nuk vdes kurrë. Ky projekt është nismë e “Dekor”nga Bashkia e Tiranës që ka nisur tri vite më parë.

“Eja te pikturojmë Tiranën së bashku. Artistë të shkëlqyer botëror vijnë dhe pikturojnë muret me të bukura të kryeqytetit”, shkruan artisti Helidon Haliti, teksa jep lajmin e bukur se dhe muret tashmë do të shkrihen në art.

Ky është një projekteve më atraktive për të rinjtë që e duan artin, të bukurën, abstrakten, lirinë, ëndrrën, përjetësinë

Bota po ndryshon me shpejtësi marramendëse, qytetet po ashtu dhe ftohtësia e xhamit zëvendëson muret, fasadat e mëdha që krijojnë histori dhe kujtime.

Street Art zhvillohet në disa vende të botës, në disa pika të ndryshme. Kuratori i projektit, Helidon Haliti tregon për dritare.net, se ky projekt ishte një punë e bërë prej një viti e gjysmë, duke krijuar edhe grupin e artistëve nga vende të ndryshme të botës, por ishte pandemia ajo që e la pezull të gjithë punën. Megjithatë, për fat të mirë, Mural Fest do të mbahet këtë vit prej datës 24 gusht deri në fund të shtatorit. Profesor Haliti nuk lë pa përmendur edhe mungesën e disa prej artistëve që për shkak të pandemisë nuk do të mund të jenë të pranishëm në festival.

Artistët e “Street Art”, janë nga më të talentuarit, duke nisur nga Case nga Gjermania,Manomatic nga Spanja, Same 84 nga Greqia, WD nga Indonezia, Mattia Campo nga Italia apo Wuper nga Serbia.

“Kuratorët e kanë pare zhvillimin e këtij qyteti si zhvillimin e një femre të bukur e cila nis rugëtimin e saj me ëndrra që na rinia e hershme. Tirana mbetet një perëndeshë për tu admiruar, me sytë nga perëndimi, për të thënë që e ardhmja jonë lidhet me zhvillimin perëndimor”, thotë Haliti.

Projekti zhvillohet në 10 mure, në Komunën e Parisit, në Lanë, qendra e Tiranës. Projekti mbështetet edhe nga qytetet e tjera, dhe duket se vendi ynë po shkon drejt turizmit të veçantë të artit, në shkallët që ngjiten në hapa të sigurt.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po pra: 15/08/2021 18:30

    ..suvatoni e pikturoni pallatet e të gjitha kryqëzimeve në Tiranë

    Përgjigju
  • Opinione: 15/08/2021 18:28

    ..pikturoni muret e 21 Dhjetorit..në pallatet në kryqëzim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja