ITALI - Keni parë ndonjëherë një murgeshë që të këndojë në skenë? Motra Cristina Scuccia interpretoi këngën 'No one' të Alicia Keys në 'The Voice of Italy'.

Juria e emisionit muzikor nuk i besonte syve kur pa se në skenë ishte ngjitur një murgeshë, e cila kishte bërë për vete të gjithë audiencën. Ajo shoqërohej edhe nga 3 murgesha të tjera, të cilat ishin shumë të gëzuara nga interpretimi i koleges së tyre.

E ndërsa Motra Cristina Scuccia po "pushtonte" skenën me talentin e saj, juria po pyeste me skepticizëm nëse ishte me të vërtetë murgeshë, apo thjesht ishte veshur si e tillë.

Vetë Motra ia pohoi jurisë se është murgeshë duke i thënë: "Jam me të vërtetë një murgeshë. Erdha këtu sepse unë kam një dhunti dhe dua ta ndaj atë me ju".




(v.gj/shqiptarja.com)