Dy motra nga Lugina e Merced në Kaliforni, kultivojnë marihuanë mjekësore në garazhdin e tyre, për të prodhuar nënprodukte me fuqi shëruese, në përbërje të të cilave qëndron hashashi. Kate dhe Darcy nuk i përkasin fesë katolike, por e konsiderojnë veten si murgesha me dhunti për të shëruar njerëzit e sëmurë nëpërmjet hashashit.
“Ne nuk kalojmë kohën të ulura në gjunjë (duke u lutur), por kur bëjmë ilaçin tonë, ai është një mjedis hyjnor,” u shpreh Kate për KFSN-TV. Marihuana medicinale është e ligjshme në Kaliforni, por qeveria mund të ndalojë kultivimin apo shpërndarjen e saj në një mjedis privat, prandaj dhe dy murgeshat rrezikojnë ndërprerjen e aktivitetit.
Ato filluan të merren me kultivimin e mariuhanës 6-muaj më parë dhe janë bërë shumë të njohura për medikamentet që prodhojnë, të cilët nuk shkaktojnë efektet tipike të marihuanës. Qëllimi kryesor i tyre është lehtësimi i dhimbjeve, prandaj dy murgeshat po kundërshtojnë fot vendimin për mbylljen e aktivitetit.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com