Në prag të ndeshjes me Dortmundin, trajneri i ekipit të Realit të Madridit ka dhënë një konferencë për mediat duke folur për gjithcka dhe të gjithë, por mbi të gjitha për Dortmundin dhe dështimin e mundshëm dhe përgjegjësitë.
"Në çdo ekip, suksesi është meritë e të gjithëve, ndërsa e njëjta gjë nuk ndodh edhe për dështimin sepse përgjegjësitë i merr vetëm trajneri. Dështimi kundër Dortmundit bie vetëm mbi supet e trajnerit" thotë Murinjo.
Portugezi beson te kthimi i rezultatit, pasi në futboll ndodh gjithcka. "Do të zbresim në fushë më një objektiv të vetëm që është kualifikimi në finalen e 'Uemblit'. I kemi të gjitha mundësitë, prandaj do të tentojmë për të shkuar në finale me cdo kusht" përfundon Murinjo.
/Shqiptarja.com