Barazimi me rezultatin 2-2 me ekipin e Espanjolit e ka nxjerrë jashtë luftës për titullin kampion ekipin e Realit të Madridit në kampionatin spanjoll të futbollit.
Të besuarit e trajnerit Hose Murinjo, pavarësisht rasteve për shënim nuk ja dolën mbanë për të marrë tre pikë në shtëpi.
Në përfundim të ndeshjes, portugezi Murinjo u dorëzua duke deklaruar se kampionati është praktikisht i pamundur që të fitohet.
“La Liga është e pamundur që të fitohet këtë edicion, diferenca prej 13 pikësh me vendin e parë në renditje na nxjerr nga lufta për titull. Kemi gabuar shumë në disa ndeshje, të cilat na kanë kushtuar shumë pikë.
Për t’u kthyer te ndeshja me Espanjolit mund të them që ekipi luajti mirë, por fati nuk ishte me ne. Tanimë objektivat janë Kupa e Mbretit dhe Champions League” përfundon Murinjo.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com