Pas kualifikimit dramatik që arriti në Turqi përballë ekipit të Gallatasarait Hose Murinjo ka filluar që të mendojë për gjysmëfinalet e Champions Leagues. Portugezi ka deklaruar se në raundin tjetër të gjysmëfinales preferon që të ketë përballë ekipin e PSG.
“Sigurisht që do të preferoja PSG, pasi atje kam shumë miq, e kundërta është në Barcelonë, pasi atje nuk kam asnjë mik. Megjithatë nuk i trembem asnjë ekipi në gjysmëfinale.
Dua të komplimentoj ekipin e Gallatasarait që ka zhvilluar një ndeshje të madhe dhe sa herë që Drogba prekte topin ishim në ankth gjatë gjithë kohës. Ishte një ndeshjes e madhe, e cila nuk duhet të përsëritet më në kurriz të Realit.
Duhet që të shmangim neglizhencën pavarësisht se në ndeshjen e parë fituam 3-0” përfundon Murinjo.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com