Zërat për largimin e Hose Murinjos nga ekipi i Realit të Madridit në fund të edicionit si në rast se fiton Champions Leaguen, por edhe në të kundërt janë të vërtetë. Pas shumë thashethemesh, portugezi ka nxituar vetë që të konfirmojë dëshirën që ekziston që një ditë të drejtojë ekipin e PSG në Francë.

Gjatë një interviste për një kanal francez, Murinjo deklaroi se nëse do ti propozohej një kontratë nga PSG nuk do ta refuzonte duke i dhënë një sinjal të qartë PSG dhe Realit. “PSG është një nga ekipet që po ngrihet shumë edicionet e fundit dhe po konkuron denjësisht në Francë dhe Evropë.

Largimi nga Reali është një mundësi dhe vazhdimi i karrierës në Francë është një pistë konkrete. Nëse më jepet mundësia, pra nëse më ofrohet ndonjë kontratë, atëherë vështirë se do të them jo. Por gjithmonë pas përfundimit të edicionit me Realin, pasi përpara kemi shumë objektiva” shprehet Murinjo.




Dylber Balla