Hose Murinjo dhe Cristiano Ronaldo me shumë mundësi do të mungojnë në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve për trajnerin më të mirë dhe futbollistin më të mirë të vitit, e cila do të zhvillohet në Zvicër.

Dyshja portugeze sipas mediave iberike e ka marrë një vendim të tillë duke ditur se nuk do të jenë fituesit e dy çmimeve më të lakmuar. Kjo është një praktikë e përsëritur nga Murinjo, i cili edhe edicionin e kaluar u shmang nga mbrëmja gala, ndërsa Ronaldo përsëri doli i dyti.

Edicionin e kaluar Murinjo u justifikua me përgatitjet e ndeshjes përballë ekipit të Malaga-s në Kupën e Mbretit, këtë edicion përsëri mund të bëjë të njëjtën gjë, pasi do të luajë me Celta Vigon po në Kupë, madje duhet të kthejë rezultatin 2-1.


Dylber Balla