Trajneri i Realit të Madridit, Jose Murinjo, në prag të ndeshjes me Barcelonën në Super Kupës e Spanjës, e cila do të zhvillohet nesër në mbrëmje në orën 22:30 largon presionin nga ekipi i tij. “Super Kupa është e njëjtë me një turne veror dhe nuk ka ndonjë rëndësi të vecantë. Jam i gatshëm të firmos humbjen nëse do të arrijmë të fitojmë kampionatin.
Barcelona ka të njëjtën strukturë ndërtimi me edicionin e kaluar, pavarësisht largimit të Guardiolës” shprehet Murinjo. Për këtë ndeshje madrilenët nuk do të kenë në dispozicion mbrojtësin luzitan, Pepe, i cili nuk do të lejohet nga mjekët të zbresë në fushë, pasi nuk është rikuperuar plotësisht.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com