Trajneri i Realit të Madridit Hose Murinjo është rikthyer që të flasë për Iker Casillas dhe për mbrëmjen gala të ndarjes së çmimeve në Zyrih më 7 janar.
“E vlerësoj Casillas, por mendoj që të qenit i rehatshëm për një kohë të gjatë nuk është dicka e mirë. Gjithkush duhet të marrë hakun, kjo është e rëndësishme për të gjithë lojtarët, jo vetëm për portierin. Si trajner do të përpiqem për të materializuar shpirtin konkurrues”.
Ndërsa përsa i përket faktit që Casillas u shpall për herë të pestë radhazi portieri më i mirë i vitit, ai u shpreh se “Portierët dhe lojtarët e mi janë gjithmonë më të mirët”.
Por në fund të intervistës i pyetur për praninë ose jo në mbrëmjen gala të ndarjes së çmimeve portugezi deklaroi se” Më e rëndësishme për mua është ndeshja e kthimit për Kupën e Mbretit sesa mbrëmja e ndarjes së çmimeve të vitit. Kështu që kam vendosur që të mos shkoj në Zvicër, por të përkushtohem për kthimin e rezultatit përballë Celta Vigos” përfundon Murinjo.
(db/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com