Trajneri i Realit të Madridit Jose Murinjo në prag të ndeshjes me ekipin e Barcelonës në Kupën e Mbretit ka zgjedhur ironinë për të komentuar sfidën e shumëpritur nga të gjithë. Reali pas Kupës do të luajë sërish me Barcelonën për kampionat në fundjavë, ndërsa në mesjavë do të udhëtojë drejt Anglisë për tu ndeshur me Manchesterin.


Por për ndeshjen e Kupës, Murinjo deklaroi se" Preferoj të kujtoj leksionet që na ka dhënë Barcelona në të shkuarën ku i mëshojnë përqendrimit vetëm te loja e futbollit, të mos flitet për arbitrat, të mos simulosh për të ndëshkuar me të verdhë kundërshtarin. Filozofia e tyre bazohet thjesht në idenë e futbollit të luajtur brenda fushës, gjë të cilën arrijnë ta bëjnë shumë mirë”. Ndërsa për formacionin nuk ka asnjë të dhënë se cili do të ishte në fushë, apo me cfarë skeme mund të përballonte kundërshtarin. Ndeshja e parë mes dy ekipeve ka përfunduar me rezultatin 1-1.


Dylber Balla