Numri një i Realit të Madridid ka komentuar lojën e ekipit të tij pas ndeshjes me Osasunën dhe ka kritikuar ashpër argjentinasin Di Maria.

“ Më pëlqen gjendja e ekipit”, ka thënë Murinjo pas përfundimit të ndeshjes.

Tekniku portugez nuk ka kursyer kritikat ndaj futbollistit Di Maria. Murinjo e ka cilësuar argjentinasin fajtor për rezultatin e skuadrës së tij, që nuk shkoi më larg se një barazim pa gola. Në fund të pjesës, portugezi shkoi tek ai dhe e kritikoi ashpër për performancën e tij të dobët.

“Kur paguheni pak, luani shumë. Tani që duhet të rinovoni luani shumë pak”, u shpreh i revoltuar Special One
Marrëdhëniet e trajnerit me futbollistin janë delikate. Murinjo nuk është i
kënaqur me punën e tij dhe këtë e dëshmojnë zëvendësimet e shpeshta, që së fundmi e ka humbur dhe statusin e titullarit.

(v.gj/Shqiptarja.com)