Trajneri i ekipit të Realit pas humbjes përballë Atletikos në finalen e Kupës së Mbretit ka bërë një rezyme të edicionit të fundit ku nuk arriti të merrte asnjë trofe nga tre që ishin në lojë.

“Ky ishte edicioni më i keq në karrierën time. Për shumë trajnerë do të ishte edicioni më i mirë, por për mua është më i keqi. Fundi e këtij viti ishte dështim, por dy edicionet e para ishin të suksesshme. Kam një kontratë që është e vlefshme edhe për tri vite tjera.

Ende nuk kam biseduar me presidentin për të ardhmen time”përfundoi Murinjo.

Sipas të gjitha gjasave, portugezi do të largohet nga Reali duke iu bashkuar Çelsit, PSG ose ndonjë ekipi tjetër.



d.b/shqiptarja.com