Jose Murinjo nuk do të jetë trajneri i Realit të Madridit edicionin e ardhshëm. Lajmin e bujshëm e bën të ditur e përditshmja sportive më e madhe në Spanjë, “Marca”, e cila i referohet burimeve brenda merenguesve.

Presidenti Florentino Perez mesa duket nuk i ka kapërdirë deklaratat e portugezit gjatë edicioneve të fundit në lidhje me arbitrat, cështja Ramos, tifozët dhe trajnerit e Real Madiridt B. Gjithë këtyre cështjeve i shtohen edhe rezultate negative që ka marrë Reali këtë edicion e bjën të pamundur qëndrimin në krye të 9 herë kampionëve të Europës edicionin tjetër.

Ndërsa Deri në përfundim të edicionit Murinjo ka mundësin për të treguar veten nëse është i aftë të fitojë trofeun e 10 të Champions League. Nuk përjashtohet mundësia që Murinjon ta ndjekë pas edhe bashkëatdhëtari i tij, Ronaldo, i cili nuk është i kënaqur në Madrid.

Largimi i Murinjos pa fituar asnjë trofe personal, po ashtu edhe Ronaldos nëse nuk do të fitojë Topin e Artë do të ishte një dështim për të dy.

dylber  balla