Trajneri Hose Murinjo është rikthyer që të flasë për polemikat në kampionatin spanjoll gjatë një takimi në Dubai me Maradonën.

Fillimisht nuk kishte si të mungonte pyetja për lënien jashtë të kapitenit Iker Casillas në ndeshjen me Malagan.

"Në ekip janë 25 futbollistë me kombësi të ndryshme dhe të gjithë duhet që të ndihen të lumtur.

Detyra e trajnerit është që të ruajë balancat. Sakaq, duhet të theksoj që përveç presionit në fushë për rezultatin, jemi përballur edhe me presionin e madh të medias, që kërkon të shesë produktin, pavarësisht sa i vërtetë është ai.

E rëndësishme është që formacionin që do të zbresë në fushë e ndërton trajneri dhe pikë" shprehet Murinjo.

Por kur bëhet fjalë për Maradonën, Murinjo tërhiqet duke deklaruar se " “Nëse do të kisha Maradonën në ekip thjesht do ti përshtatesha.

Me lojtarë si ai nuk mund të bësh gjë tjetër". Në fund tekniku shpreh dëshirën për të mbyllur karrierën duke drejtuar kombëtaren e Portugalisë.

dylber balla