Murinjo është prezantuar në krye të ekipit të Çelsit zyrtarisht nga klubi. Gjatë prezantimit, portugezi ka preferuar ta ndërrojë nofkën e tij nga ‘i veçanti’ në ‘i lumturi’ për të shprehur kënaqësinë që po përjton te londinezët.

“Nëse më duhet të zgjedh një nofkë për këtë periudhë, do ta zgjidhja ‘i lumturi’.

Duket sikur kanë kaluar vetëm disa ditë, por ishte para nëntë vitesh kur u bëra për herë të parë trajner.

Kam të njëjtën natyrë, jam i njëjti person, jam akoma i lumtur.

Do ta përshkruaja veten si një person shumë i lumtur.

Është hera e parë që vij në një klub të cilin e dua në veçanti” tha portugezi.

Murinjo e drejtoi Çelsin në vitet 2004-2007 dhe më pas u largua te Interi (2008-2010) dhe Real Madrid (2010-2013).


d.b/shqiptarja.com