Në prag të ndeshjes me ekipin e Manchetser United, trajneri i Realit të Madridit Hose Murinjo deklaron se 90’ minutëshin në ‘Santiago Berbaneu’ me padurim po e pret e gjithë bota, pasi është një finale e parakoshme mes dy ekipeve me traditë në botë.
“Në këtë raund Real-Manchester është ndeshja me më shumë histori, pasi të tjerat nuk kanë shumë rëndësi, prandaj shpresoj që ti japim botës atë që pret nga kjo sfidë. Kjo ndeshje do të jetë e vecantë për mua, pasi përballë do të kem mikun dhe idhullin tim.
Ferguson ëhstë një nga legjendat e trainingut në botë, të gjithë do të kishin dëshirë që të punonin me të, pasi ka mbi shpatulla një histori të lavdishme. Ferguson është miku im dhe prandaj kjo ndeshje ka një emocion të vecantë. Megjithatë unë kam dëshirë që të kaloj në turin tjetër, pasi eleminimi do të ishte një dështim’ shprehet Murinjo.
Sfida është mjaft e vecantë edhe për Sergio Ramos që do të ketë përballë një nga sulmuesit më të fortë në botë për momentin si Robin Van Persi. “Ai është një rrezik permanent para portës gjatë gjithë ndeshjes, kështu që nuk do të jetë shumë e lehtë për ta ndalur, duhet të gabojmë sa më pak dhe të kemi fatin me vete përballë United” përfundon Ramos.
Dylber Balla
/Shqiptarja.com