Shumë larg nga Madridi, Jose Mourinho sulmon yllin portugez te Realit ,Cristiano Ronaldo. ”Unë kam nisur të stërvis në vitin 2000, por më parë kam punuar si asistent në shumë klube të rëndësishme dhe kam pasur marrëdhënie të ngushta me lojtarët më të fortë në botë” ka thënë Special One gjatë një interviste.
 
Më pas vjen edhe sulmi i drejtpërdrejtë i trajnerit portugez ndaj Cristiano Ronaldos: ”Unë kur isha vetëm 30-vjeç kam stërvitur Ronaldon, jo Cristianon, por Ronaldon e vërtetë, brazilianin.
 
Mourinho në fakt gjatë tre viteve ka stërvitur Cristiano Ronaldon tek Reali ku shpesh herë kanë pasur edhe fërkime, ndërsa fenomenin Ronaldo portugezi e ka stërvitur tek Barcelona kur ka qënë zv/trajner.


Më pas, trajneri i Chelseat ka edhe një batutë për transferimin e Gareth Bale: ”Edhe unë ia kisha kërkuar klubit, por nuk e blemë dot. Tani për Realin ëndrra do të bëhet realitet. Bale është një lojtar fantastic, por do të ketë shumë presion duke parë shifrën për të cilët po transferohet në Madrid”, përfundoi tekniku portugez.

(v.gj/shqiptarja.com)