Ndodh ajo që pritej, Murinjo vetëm pak ditë pas largimit nga ekipi i Realit të Madridit shfrynë ndaj ish-futbollistëve të tij. I pari që ka qenë në shënjestrën e portugezit ka qenë, Cristiano Ronaldo, të cilin Murinjo e ka akuzuar se kujton se di gjithcka. “Cristiano mendon se i di të gjitha dhe trajneri nuk mund ta ndihmojë profesionalisht.
E kam kritikuar nga ana taktike dhe nuk e priti mirë. Gjatë javëve të fundit kishte një problem në shpatull dhe unë asnjëherë nuk dyshoj te lojtarët. Nuk e di nëse ky është momenti më i mirë i karrierës së tij por unë gjeta një zgjidhje taktike perfekte në mënyrë që ai ta shfrytëzojë në maksimum potencialin që ka.
Megjithatë mund të themë se në tre edicionet që unë drejtova Realin, Ronaldo ishte një makineri golash” tha ai. Pepe? “Ai ishte me një këmbë jashtë Realit dhe unë e ndihmova, por më pas doli një djalosh 13 vjet më i ri se ai, Varane, që për mendimin tim meritonte të luante titullar” tha tekniku.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com