82 % e tifozëve madrilenë nuk e duan më në Madrid Hose Murinjon. Ky është rezultati i sondazhit të zhvilluar nga e përditshmja sportive spanjolle Marca.

Pas debateve të fundit me Casillas, të cilin e uli edhe në stolin e rezervave në një ndeshje të rëndësishme, Murinjo ka humbur besimin e tifozëve për vazhdimësinë.

Qëndrimi i portugezit në krye të bankinës vështirësohet akoma edhe më shumë kur mendon që edhe presidenti Florentino Perez dhe futbollistët spanjoll që luajë në me Realin kanë dalë kundër tij, pasi uli në stol legjendën madrilene.

Besimi te Murinjo se do të fitojë kampionatin, Ligën e Kampioneve apo Kupën e Mbretit është venitur në vetëm 12 % e anketuesve.

dylber balla