Muriqan,Bushati:Deputetët u kujtuan
për ju vetëm kur iknin në Mal të Zi

Muriqan,Bushati:Deputetët u kujtuan<br />për ju vetëm kur iknin në Mal të Zi
“Kjo është familja jonë dhe ata që janë jashtë kësaj familje nuk do jenë pranë halleve tuaja nesër.”
 
Kështu u është drejtuar banoreve të fshatit kufitar të Muriqanit Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i cili u ka kërkuar votuesve të Anes së Malit që t’i vlerësojnë këto zgjedhje si një kthesë historike për Shkodrën, zhvillimin e saj veçanërisht Anës së Malit, e cila për shkak të mungesës së interesit nga politika është gjithnjë e ekspozuar si ndaj përmbytjeve ashtu dhe vështirësive të mëdha ekonomike të fermerëve.
 
“Në fund të ditës gjithsecili nga ju bëni llogaritë në tavolinën e bukës, teksa disa deputetë që ju i keni votuar kujtohen për këtë zonë vetëm kur kalojnë për të shkuar në Mal të Zi”
, tha Bushati.
 
Ministri Bushati duke njohur problematikat e zonës dhe fermerëve shkodranë në përgjithësi ka premtuar që ekipi që ai drejton do të japë llogari nesër për punët e bëra mirë dhe pak më mirë, sepse modeli i Partisë Socialiste është ai i punës.
 
“Kundërshtarët kanë ofruar modelin e parazitizmit ndaj zgjedhësve, që i kanë nënvlerësuar sepse e kanë marrë të mirëqenë besnikërinë ndaj partisë dhe të ashtuquajturave bastione pa ua kthyer këtë besim me projekte, investime dhe zhvillim”, 
është shprehur Bushati.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar