Murrizi: S'garoj nën sqetullën e asnjë subjekti! Kam pasur oferta nga e djathta, me Hajdarin kryetare partie do i bashkohesha! Topalli e Patozi kanë ngarkesa negative

Kreu i LDSH, Myslim Murrizi në një intervistë për Report Tv ka deklaruar se në zgjedhjet e 25 prillit do të shkojë i vetëm, duke mos bërë koalicion me asnjë parti politike.

Teksa tha se partitë e tjera të vogla shkojnë e strehohen te ato të mëdha, shton se vetë nuk do ta bëjë një gjë të tillë para zgjedhjeve, por nuk e përjashtoi mundësinë për më pas.

"Spyesin për erë sqetullash, kanë futur kokën me hundë, iu ka humb nuhatja se  mbase i ka kap covid që në 2005  se u ka humbur nuhatja, fusin kokën në sqetullen çdo e partive e çadre të madhe subjekt politik dhe mendojnë për të ardhur si parazit në Kuvend.Unë se kam ndërmend të marr pjesë në sqetullën  e asnjë subjekti të madh politik. Bashkimi mbrapa është tjetër gjë. Partneritet me identitet është më pas. E kam për vemjet, 4 vite kam punuar në pushtet, në 92-96. Jam bërë deputet kur Basha ishte kamarier në rinas. Do ta thonë demokratët se Murri ka pasur krytar partie Azem Hajdarin", tha Murrizi.

Ndërsa u pyet nëse ka pasur oferta nga partitë e tjera, ai përjashtoi të majtën, por la të nënkuptohej se ka pasur nga e djathta.

"Do ta kisha më të sigurt mandatin tim duke firmosur me një nga këta. Edhe kam patur oferta. Nuk kam patur oferta të drejta me emër por kurrë sjam jargavitur dhe skam çuar mesazhe. Nga e majta skam lidhje fare të më shkelin syrin e as tua shkel", shtoi Murrizi.

Gjatë intervistës Murrizi tha se nëse deputetja Rudina Hajdari do ishte kryetare e partisë "Nisma Thurje" ai do të ishte bashkuar me të, por përjashtoi automatikisht mundësinë duke thënë se nuk bën koalicion me ish-zyrtarë të LSI, duke iu referuar kështu Endri Shabanit.

"Hajdari seshte kryetare partie, se po të ishte do ta mendoja seriozisht për të qenë bashkë, por me një parti të majtë që vjen me ish-zyrtarë të lsi nuk hyn muslim murrizi. Me zotin Shabani jo me hajdarin", shtoi ai.

Me Topallin dhe Patozin tha se nuk do të bashkoher, ndërsa i akuzoi se kanë ngarkesa negative për vitet që kanë qeverisur në Shqipëri.

"Nuk besoj të kenë nevojë për mua nëse janë shumë të mëdhenj. Edhe Patozi ka qenë nënkryetar edhe Topalli. Sdo bëj koalicion me subjekte politie që brenda tyre kanë ngarkesa negative për vitet që kanë qeverisur në Shqipëri. Siç kanë duartrokit për të larguar nga partia ato që kanë qenë sot  është karma për të provuar shijen e hidhuar dhe ata. Nuk kam ndërmend të ha plumb qorr për hatër të atyre që kam në makinë. Sdo kem kandidat asnjë spiun sigurimi, hajdur administrate", vijoi Murrizi.

Një nga objektivat e tij kur të vijë në pushtet Murrizi thotë se është bërja e listave 100% të hapura.

"Ta zgjeroj deri në shembje të plotë të asaj grope që kam çarë në 2008. Bërjen 100 të listave të hapura. Sa të kem mundësi, deri më sot kam paditur 2 dosje në spak, uniformat e policisë dhe 2 të tjera i kam gati.

Këta jo të fusin në burtg siç thonë, por të rruajnë opingat e sheros. Nga 2 prilli i 91 qajnë me qurre e lot duke thonë se do hetojmë por në fakt skanë hetuar asnjë ngjarje. Tjetra është për ministrinë e transporteve, drejtorinë e përgjithshme të rrugëve. Si bëj fshehurazi, unë jam myslim murrizi dhe jo jovan bregu", tha Murrizi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ymeri: 16/01/2021 19:08

    Bravo murriz,,mos u bashko as me jozefinen lecke ,,as me ate gomarin e kavajes,,,ti je shume lart tyre ,,se je i ndershem...

    Përgjigju
  • Une: 16/01/2021 05:51

    Llafe ke. Nuk te do njeri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim