Kryetari i ri/ PD-ja vendos një avokat pasues të Murrizit në Lushnje: Më kandidoi Basha

Kryetari i ri/ PD-ja vendos një avokat pasues të Murrizit në Lushnje: Më kandidoi Basha

Sajmir Korreshi

Katër muaj pas përjashtimit të Myslim Murrizit pasi nuk pranoi që të digjte mandatin, jo vetëm si deputetet nga grupi, por edhe si kryetar i degës së Lushnjes, Partia Demokratike ka zgjedhur pasuesin e tij.

Ai është Sajmir Korreshi avokat, ndërsa fitoi bindshëm përballë rivalit Pandi Boçi. Për kryetarin e ri votuan 180 drejtuesit e grupseksioneve të PD-së në këtë degë.  Procesin që u zhvillua sot për pasusin e Murrizit e mbikëqyri sekretari i përgjithshëm i PD-së Sait Dollapi. Pas fitores, kryetari i ri i degës së Lushnjës sulmoi Murrizin ndërsa zbulon se ka qenë Lulzim Basha që e ka kandiduar.

Në 22 shkurt anëtarët e kësaj dege votuan unanimisht për përjashtimin e Murrizit, teksa mbledhja u  drejtua nga tre nënkryetarët Sajmir Korreshi, që sot u zgjodh kryetar dhe Juljan Gjini  me Afrim Koklën.

Fjala e Saimir Korreshit pas fitores së zgjedhjeve në degën e PD në Lushnjë
Falë mbështetjes suaj, nga sot karriera ime politike ka marrë një drejtim të ri, si Kryetar i Degës së Partisë Demokratike Lushnje. Për këtë ju jam thellësisht mirënjohës, secilit prej jush, emër për emër! Besimin tuaj e konsideroj jo vetëm si vlerësim të jashtëzakonshëm, por mbi të gjitha si përgjegjësi të cilën duhet ta menaxhoj me kujdes, duke patur gjithmonë në konsideratë që të mos zhgënjej kurrë besimin e marrë sot prej jush.

E shkuara shumë e afërt e Degës sonë na ka treguar se për interesa të ngushta personale, pavarësisht mbështetjes së sinqertë që demokratët të kanë dhënë, mund të rrënosh besimin e tyre brenda ditës. Mund të marrësh vendime të rëndësishme politike pa i pyetur ato dhe pa u interesuar për sakrificën dhe interesat e tyre. Mund të largosh dhjetra demokratë, vetëm për shkak se nuk ndajnë të njëjtin mendim me ty. Ky model arrogant i drejtimit të Degës sonë fatmirësisht mori fund njëherë e përgjithmonë që nga 16 Shkurti 2019.

Unë do jem në drejtimin e Degës për t’i shërbyer demokratëve dhe qytetarëve të Lushnjes, për ta shndërruar Partinë Demokratike fituese në Lushnje, jo për përfitime personale, jo për karrierë personale, dhe për luftë me personalitetet me kontribut në Degë. Secili demokrat do jetë pa asnjë dallim bashkëpunëtori im. Interesi ynë i përbashkët është dhe do të mbetet Partia Demokratike, familja e vlerave europiane, lirisë dhe shpresës për shqiptarët.

Dua të shpreh mirënjohjen time edhe për Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë z. Lulzim Basha, për besimin që më dha duke me kandiduar për pozicionin e Kryetarit të Degës. Dua ta garantoj atë, në emrin e çdo demokrati lushnjar, se kemi qenë dhe do të jemi, krah tij, në betejën për Shqipërinë si gjithë Europa.

Partia Demokratike mbi interesin personal. Ky është modeli që unë do vë në jetë, duke filluar nga sot. Edhe njëherë, shumë faleminderit për mbështetjen dhe kam bindjen se ajo do të jetë e vazhdueshme, për të arritur objektin tonë të përbashkët: Fitoren e padiskutueshme të Partisë Demokratike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Geke: 17/06/2019 08:37

    Hahahahaha... jo per karriere personale por gjoja per PD.... kujton se jemi te verber e shurdh-memece ne qe ti te na genjesh keshtu??? As nuk vihet kurre ne dyshim qe ti e ben vetem per post dhe e dime shume mire qe as te rruhet fare per popullin, jo vetem ty por asnje politikani nga te gjitha krahet e politikes....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë