Murtaja e Derrave, Ministria e Bujqësisë: Asnjë rast i identifikuar në Shqipëri! Po monitorojmë situatën

Murtaja e Derrave, Ministria e Bujqësisë: Asnjë rast i identifikuar në Shqipëri! Po monitorojmë situatën

Ministria e Bujqësisë deklaron se nuk ka asnjë rast të indentifikuar në territorin shqiptar të murtajës afrikane dhe të gripit të shpendëve.

Më 17 janar 2024 Shqipëria ndaloi importin e derrave dhe pulave nga disa vende të prekura nga “murtaja afrikane e derrave” dhe “Influenca Aviare”

Kjo sëmundje nuk përbën rrezik për shëndetin e njerëzve, por ka efekte shkatërruese në popullatën e derrave dhe ekonomi.

Aktualisht kjo sëmundje është prezente në shume vende të BE-së dhe të rajonit si Maqedoni e Veriut,  Kosovë, Greqi dhe së fundmi sëmundja është shfaqur edhe në Republiken e Malit të Zi, në derrat e egër.

“Sqarojmë opinionin publik se në vendin tonë nuk ka asnjë rast të shfaqur të këtyre sëmundjeve dhe se strukturat tona janë në ndjekje të situatës për të parandaluar përhapjen e territorin shqiptar” informoi sot ministria e Bujqësisë dhe zhvillimit Rural.

Me qëllim mbrojtjen e territorit nga hyrja e virusit të Murtajës Afrikane të Derrave, kjo ministri ka marrë disa masa të menjëhershme sic janë, ndalimi dhe tranzitimi në Republikën e Shqipërisë të ngarkesave me kafshë të gjalla, produkteve te tyre, materialit biologjik, embrioneve të kafshëve të llojit derra, mishin e freskët dhe nënproduktet e tyre, nga vende, zona dhe territore ku është shfaqur sëmundja, bazuar nga njoftimet e marra nga Organizata Botërore e Shëndetit të Kafshëve dhe nga sistemi elektronik i informacionit të sëmundjeve të kafshëve të BE-së.

Aktualisht urdhërat e miratuara për sëmundjen e ASF janë për shtetet si më poshtë: Kosovë, Italia, Letonia, Moldavia, Polonia, Suedia, Ukraina, Estonia, Bosnja, Serbi, Bullgari, Rumania, Kroaci, Greqi, Gjermani, Hungari, Sllovaki, Ceki, Maqedonia e Veriut.

Situata epidemiologjike monitorohet cdo ditë, nga ana e Drejtorisë së Politikave Veterinare, dhe rast pas rasti, sipas njoftimeve të marra përgatiten urdhërat e bllokimit.

Për zbulimin e hershëm të sëmundjes dhe parandalimin e përhapjes së saj, është miratuar dhe po zbatohet Programi Kombëtar i mbikqyrjes së sëmundjes së Murtajës Afrikane të Derrave, program që zbatohet në të gjithë territorin e vendit.

Për sëmundjen e Influencës Aviare (që njihet ndryshe si gripi i shpendëve) zbatohet i njëjti parim si për Murtajen Afrikane.

Ndërsa vendet për të cilat është urdhëruar bllokimi i shpendëve, materiali biologjik i tyre, vezët, mishi dhe nënproduktet e tyre të patrajtuara termikisht janë Danimarka, Franca, Gjermania, Hollanda, Hungaria, Italia, Polonia, Cekia, Belgjika, Bullgaria, Moldavia, Sllovakia, Rumani, Kroaci, Spanjë dhe Portugali.

Urdhrërat janë me efekt të përkohshëm, dhe me marrjen e masave për çrrënjosjen e sëmundjeve nga këto vende dhe mbylljen e vatrës në sistemin e Organizatës Botërore të Shëndetit të Kafshëve, ato shfuqizohen. 

Për zbulimin e hershëm dhe parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundje, është miratuar dhe po zbatohet Programi Kombëtar i mbikqyrjes për sëmundjen e Influencës aviare.

Objektivat e këtij programi lidhen me krijimin e një sistemi aktiv survejance dhe rritjen efektivitetit të survejancës pasive për zbulimin e hershëm dhe raportimin e menjëhershëm të shfaqjes së virusit të gripit të shpendëve me patogjenitet të lartë (HPAI) dhe të ulët (LPAI) në shpendët shtëpiakë dhe ato të egër për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së saj në të gjithë territorin e vendit. Ky program është në linjë me kërkesat e BE-së.

Cfarë është Murtaja Afrikane e derrave

Sëmundja e Murtajës Afrikane të derrave (ASF), shkaktohet nga një virusi i familjes Asfaviridae dhe është shumë ngjitëse që prek derrat shtëpiak dhe ato të egër, ku shkalla e vdekshmërisë së të cilëve mund të arrijë deri në100%.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë