TIRANE - Prej një muaji ka nisur aktivitetin mushkonja tigër e cila po vërehet me shqetësim prej specialistëve të shëndetit publik për shkak të pickimit të saj agresiv mbi popullatën.

Sipas një studimi të kryer nga ISHP është konstatuar se muushkonja tigër  Përveç zonave bregdetare, gjendet pothuajse në të gjithë vendin madje ajo po përhapet me shpejtësi dhe në lartësi mbi njëmijë metra.

Specialistja e departamentitt të kontrollit të sëmundjeve infektive në ISHP, Enkeleda Dikolli shprehet se mushkonja tigër e cila mbart sëmundje të rënda infektive siç është cikungunja, paraliza e muskujve, është izoluar tashmë dhe në lartësinë 1227 metra, e cila është më e larta në evropë.

Sipas saj, me rritjen e temperaturave, mushkonja tigër bëhet edhe më e rrezikshme pasi ajo gjendet kudo, madje dhe në ambientet e brendshme, në dhomë nëse ka terren për t’u zhvilluar ndaj qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm për të shmangur zhvillimin e saj.

Megjithë përhapjen massive të mushkonjës tigër, specialistët thonë se akoma në shqipëri nuk janë konstatuar raste të infektimit të sëmundjeve që transmeton mushkonja tigër.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print)  04.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)