Mushkonjat, ISHP bashkive dhe
komunave: dizifektoni vendin

Mushkonjat, ISHP bashkive dhe<br />komunave: dizifektoni vendin
Instituti i Shëndetit Publik u ka kërkuar bashkive dhe komunave të bëjnë dizinfektimin e zonave të tyre, për largimin e insekteve dhe brejtësve që përhapin sëmundjet ngjitëse, si mushkonjat, mizat dhe minjtë. "Themi se është bërë një dezinfektim dhe dezinfektim i pjesshëm, kryesisht i zonave bregdetare.

Në terren duhet t'i kryejë pushteti lokal. Ka specialistë të higjienës për të kryer këto procese, pjesë e sektorëve të mirëfilltë të ngritur në pushtetin lokal me kapacitet dhe buxhet të duhur për të menaxhuar situatën, jo vetëm gjatë sezonit turistik", thotë Eugena Tomini,specialiste në Institutin e Shëndetit Publik.

Vitin që shkoi mizat dhe mushkonjat u bënë një shqetësim shumë i madh jo vetëm për banorët që jetonin në zonat bregdetare, si dhe pranë lagunave dhe kënetave, por edhe për turistët dhe banorët e shumë qyteteve të tjera.

Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik kanë identifikuar mushkonjën anafele, që transmeton malarjen, në qytetet e Vlorës e Fierit, si dhe në fshatin Çekrez të Tiranës. Sipas tyre në 2 vitet e fundit ka pasur 13 raste të identifikuara me malarje që janë infektuar jashtë vendit.

Për këto arsye infeksionistët kërkojnë që bashkitë e komunat e zonave të rrezikuara të dezifektojnë sa më parë territoret që mbulojnë."Vektori është prezent në zonat lagunare, në vendet ku kanë qenë këneta dhe kanalizime të hapura", thotë Tomini.

Në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se përveç subjekteve private do të nisin te aplikohen gjoba ndaj bashkive dhe komunave qe nuk kryejne procesin e dezinfektimit dhe dezinsektimit.

"Vetë subjektet private, bare, restorante, hotele, shtëpi private, të gjithë kanë detyrimin që të eliminojnë rezervuarë të ujërave të ndenjura, fuçi, vazo, gropa, të cilat që përbëjnë një mjedis për shumëzim.

Të kontaktojnë edhe kompani private, të licensuara për t'u marrë me dezinfektimin për të bërë të mundur eliminimin e larvave apo të kandrrave në formën e tyre të rritur. Një rol themelor për këtë proces ka pushteti vendor",thotë drejtori i Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Gazmend Bejtaj.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.04.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK