Mushkonjat, pse të pickojnë vetëm ty

Mushkonjat, pse të pickojnë vetëm ty
Shumë prej nesh mendojnë se mushkonjat na kanë gjithë kohës në shënjestër vetëm ne, ndërkohë që të tjerët përreth nuk i pickojnë.

Ju mund të keni të drejtë për atë që mendoni pasi me të vërtetë mushkonjat nuk i pickojnë të gjithë.

Ato kanë preferenca.

Sipas një studimi amerikan të kryer së fundmi vetëm 20% prej nesh janë në vëmendjen e tyre.

Kjo sigurisht është e lidhur me disa arsye.

Sipas studiuesëve është metabolizmi i trupit tonë, i cili përcakton nëse jemi apo jo një magnet tërheqës për mushkonjat.

Phil Koehler i Universitetit të Floridas ka sjellë argumentat e tij:

1. Mushkonjat preferojnë grupin e gjakut zero.

Sipas një studimi japonez këto insekte gjakpirëse e cilësojnë gjakun e tipit zero më të shijshëm se grupet e tjera.

2. Konsumatorët e birrës të kenë kujdes!

Pirja qoftë edhe e një shisheje të vetme birre rrit rrezikun për tu pickuar nga mushkonjat, kjo e publikuar në Gazetën e Shoqatës Amerikane të Kontrollit të Mushkonjave. Janë më të prekur ata që kanë konsumuar një birrë të tipit Bjonde.
 
3. Nëse hëna është e plotë

Në përgjithësi, momentet me rrezik më të lartë të pickimeve të mushkonjave janë në muzg dhe agim, me femrat e disa specie që vinë deri në 40 milje në kërkim të një vakt.

4. Mbani çorape

Era e fortë e këmbëve të pista është gjithashtu një element tërheqës për mushkonjat. Shkencëtari Bart Knol ka bërë një eksperiment, ai ka parë se cilat janë pjesët më të dashura për mushkonjat. Sipas tij 75 % e mushkonjave pickojnë në këmbë. Por ka një mënyrë për ti mbajtur ato larg, nëse lani këmbët me saoun ose pardoni deodorante, kjo i çorienton ato.
 
5 Preferojnë ngjyrat e errëta

Një element i rëndësishëm është dhe ngjyra e veshjes që ju keni.

Sipas studimeve të bëra mushkonjat tërhiqen më shumë drejt ngjyrave të errëta sesa drejt atyre të lehta.

Sipas krahasimeve të bëra studiuesit aarijnë në përfundimin se zeza është më interesante, e kuqja shumë interesante, grija dhe bluja neutrale, jeshilja dhe e verdha më pak tërheqëse.

Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit