Pronari i platformës së medias sociale Twitter, Elon Musk, i ka kërkuar kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni, një vend epik italian për të zhvilluar “ndeshjen e kafazit” me drejtorin ekzekutiv të Meta-s, Mark Zuckerberg.
Musk shkroi në platformën e tij Twitter të premten se ai kishte folur si me Melonin ashtu edhe me ministrin e saj të Kulturës Gennaro Sangiuliano.
“Ata kanë rënë dakord për një vend epik”, ka shkruar ai pa treguar vendodhjen se ku do të zhvillohet kjo gjë.
Ata që spekulojnë se dy nga njerëzit më të pasur të botës do ta luftojnë atë si luftëtarë të lashtë në Koloseun në Romë, duhet të mendohen sërish.
“Nuk do të zhvillohet në Romë. Ne po mendojmë se si të organizojmë një ngjarje të madhe bamirësie dhe historike duke respektuar dhe mbrojtur plotësisht vendet”, tha Sanguiliano, duke shtuar se kishte një “bisedë të gjatë dhe miqësore” me Musk.
Musk shkroi në Twitter se lufta do të menaxhohet nga ai dhe Zuckerberg. Ndërsa zyra e kryeministres italiane, Meloni nuk kishte asnjë koment për këtë gjë.
Ministri italian i kulturës tha se kishte plane "për të dhuruar një shumë të madhe, shumë miliona euro, për dy spitale të rëndësishme italiane të fëmijëve".
Elon Musk në faqen e tij të mediave sociale, tha se "të gjitha të ardhurat shkojnë për veteranët".
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
29.9%
-
Jo
63.5%
-
Nuk e di
6.6%
Vota total: 559
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vëllai i Elon Musk viziton Italinë, takime me ministra dhe Melonin në kryeministri! Opozita: Palazzo Chigi duket si një zyrë satelitore, tregoni çfarë diskutuat
24 Janar, 21:12
-
Riaktivizohet marrëveshja Itali-Shqipëri! Anija 'Cassiopea' gati për të sjellë emigrantë në Shëngjin
24 Janar, 15:56
-
E ardhmja e platformës TikTok në SHBA në duart e Presidentit Donald Trump
22 Janar, 16:18
-
‘Mbi 1 trilion $ në inaugurimin e Trump’, ja cilët miliarderë ishin në betimin e republikanit, me pasuri totale sa ajo e 24 milionë njerëzve të zakonshëm
21 Janar, 15:38
-
Liderët botërorë reagojnë për inaugurimin e Donald Trump
21 Janar, 15:23
-
SHBA/ Vivek Ramaswamy nuk do të jetë pjesë e Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë
21 Janar, 12:34
-
'Përshëndetje fashiste?' Gjesti i Elon Musk shkakton polemika, reagon miliarderi: Truke të ndyra! Komenton dhe i besuari: Nuk i pëlqejnë ekstremistët
21 Janar, 10:25
-
E fejuara e Jeff Bezos kritikohet për veshjen në inagurimin e Trump, Zuckerberg kapet 'mat' duke ia hedhur sytë
21 Janar, 07:23
-
VIDEOLAJM/ Musk ngjall polemika me përshëndetjen fashiste në mitingun e inaugurimit të Trump
20 Janar, 22:48
-
Nga Musk te Rubio, Pam Bondi dhe Robert F. Kennedy Jr, ja ekipi i Trump për mandatin e dytë
20 Janar, 09:16
-
Ben Blushi: Çfarë duhet të presim nga Donald Trump
19 Janar, 17:04
-
Drejtoria e Tatimeve përgënjeshtron: Starlink Albania operon normalisht
18 Janar, 13:22