Musliu: Presheva do t'i kushtojë
shtrenjtë BE-së sikurse Kosova

Musliu: Presheva do t'i kushtojë<br />shtrenjtë BE-së sikurse Kosova
”Serbia po vazhdon të na trajtojë si zezakë, si qytetarë të dorës së dytë vetëm pse jemi shqiptarë. Situata në Luginën e Preshevës viteve të fundit po mbahet status quo dhe nuk ka shenja përmirësmi. Dhe duhet ta dijë edhe Brukseli se shqiptarët nuk do të mund të qëndrojnë gjatë dhe të jetojnë kështu në një gjendje as në luftë e as në paqë!…”  ka deklaruar në një bisedë për agjencinë e lajmeve «Presheva jonë» lideri i Luginës së Preshevës, Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit komunal të Bujanocit, ish-drejtor politik i ish-UÇPMB-së.
 
Siç është raportuar, Bashkimi Europian ka nisur sot zyrtarisht negociatat me Serbinë për integrimin e saj në familjen e madhe europiane. Çështja kyçe e një procesi të gjatë për integrimin në Bashkimin Europian të Serbisë është njohja e Kosovës nga qeveria serbe, qoftë ky një `kusht` formal, apo informal. Ngjashëm me të njëjtat kërkesa kanë dalë edhe liderët e Luginës së Preshevës, njofton agjencia e lajmeve «Presheva Jonë».
 
 «Nisma e negociatave të Brukselit me Serbinë është i përshpetjuar.  Lajmi në fakt si lajm mediatik është mjaft i mirë për serbët, por jo për ne shqiptarët në Luginën e Preshevës në të cilin shtet jetojmë, por jemi konsideruar nga regjimi i Beogradit si njerëz të dorës së dytë dhe Serbia po na trajton si zezak si në Afrikën Jugore, vetëm e vetëm pse jem shqiptarë. » ka deklaruar në vazhdim Musliu.
 
 “Ne shqiptarët në Serbi edhe pse jemi në tokat tona për shumë gjëra dallojmë nga qytetetarët serbë në qytete të tjera të Kosovës madje edhe nga ata në veri të Kosovës. Serbët si në Serbi, ashtu edhe në Kosovë kanë universitete, spitale, simbole  kombëtare…..kurse neve na mohohen të gjitha. Bashkë me këto mungesa, shqiptarët e Luginës së Preshevës vazhdojnë të jenë të diskriminuar në gjitha sferat. Kjo është dëshmuar edhe në raportet ndërkombëtare, si dhe mediat tona dhe ato botërore. Vriten shqiptarët, burgosen shqiptarët,dëbohen shqiptarët… keqtrajtohen, u ndalohen simbolet, hiqet lapidari i dëshmorëve, konfiskohen tekstet…A s’është ky segregacion në Serbi mes të priveligjuarve serbë dhe të shtypurve shqiptarë në Preshevë ?!” ka thënë në vazhdim, duke pyetur Jonuz Musliu.
 
Duke e konsideruar situatën tensionuar në Luginën e Preshevës, Musliu po ashtu ka pohuar se përkëdhelja e Serbisë nga ana e Brukselit mund t’i kushtojë shtrenjtë BE me Preshevën, sikur dje me Kosovën…
 
“Situata në Luginën e Preshevës viteve të fundit po mbahet status quo dhe nuk ka shenja përmirësimi. Degradimi i situatës po vazhdon për shkak të represionit dhe provokimeve të njëpasnjëshme të autoriteteve serbe nga diskriminimi politik, kulturor deri tek ai i punësimit, e me këtë rast Lugina sot konsiderohet ndër vendet më të varfra dhe më pa prespektivë jo vetëm në Serbi, por edhe në mbarë Ballkanin dhe Evropë. Dhe duhet ta dijë edhe Brukseli se shqiptarët nuk do të mund të qëndrojnë gjatë dhe të jetojnë kështu në një gjendje as në luftë e as në paqë !…” ka pohuar në fund Musliu për “Presheva jonë”.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar