‘Must do Travels’ për Shqipërinë: Vendi i shqiponjave, një thesar që pret të zbulohet

‘Must do Travels’ për Shqipërinë: Vendi i shqiponjave, një thesar që pret të zbulohet

Pamje nga vidoeja e ”Must Do Travels”

Shqipëria si destinacion europian i cili ka shumë për t’u zbuluar dhe për t’u eksploruar, vazhdon të tërheqë vëmendjen e agjencive dhe web-siteve të huaja.

Vendi i shqiponjave po promovohet kudo në botë si një thesar që pret për t’u zbuluar dhe promovimi i saj edhe nga turistët e huaj ka bërë që vendi ynë të jetë në axhendën e vendeve turistike mjaft të pëlqyera, e cila ofron një turizëm gjithëvjetor dhe të larmishëm.

Së fundmi ”Must Do Travels” komuniteti më i madh dhe një influencues i lartë i udhëtimit për promovimin e turizmit në mbarë botën ka shpërndarë një video duke treguar vendet më të bukura të Shqipërisë nga liqenet, deti dhe deri tek malet si një vend turistik plot ngjyra dhe mjaft i bukur ku ndërthuret gjelbërimi dhe natyra e qetë me majat e thepisura me bukuri të egër.

Gjatë një vizite 10 ditore në Shqipëri grupi i ekspolruesve nga ”Must Do Travels” kanë treguar itinerarin dhe vendet më të bukura që kanë zbuluar në vendin tonë.

Mirëserdhe në Shqipëri XianLong.Ju lutem akomodohuni. Kjo është harta e Shqipërisë. Meqë doni ta promovoni Shqipërinë po ju prezantojmë disa nga vendet më të mira. Gjatë udhëtimit ju do të shihni Lumin Shala,me pas do ju çojmë në qytetin e Krujës e cila është e pasur me histori dhe kulturë. Alpet e mrekullueshme shqiptare dhe kalimin nga Valbona në Theth. Do ju çojmë te Kepi i Rodonit dhe më pas në rivierën e bukur shqiptare dhe te gadishulli i Karaburunit”, kështu nis video e publikuar nga XianLong, një nga eksploruesit e ”Must Do Travels”.

Itinerari i tyre 10 ditor përshkruhet kështu…

Pra nga dëshironi të filloni? Tani. Ok, le të shkojmë.
Liqeni i Vau të Dejës.Pra ja ku jemi pas një nate të nisur nga Tirana ne ndaluam në liqenin e Vau të Dejës për të konsumuar një mëngjes të shpejt dhe për të shijuar pamjen.Por erdhi koha ti kthehemi udhëtimit duke iu drejtuar destinacionit të radhës.

Për destinacionin e radhës udhëtuam disa orë mes maleve dhe luginave përpara se të arrinim në liqenin e Komanit. Në liqenin e Komanit me varkën tonë të vogël lundruam mbi liqen për të arritur deri tek burimi i tij që është lumi i Shalës. Lumi i Shalës furnizohet nga shkrirja e dëborës në Alpet Shqiptare ndaj dhe temperatura e tij është 5 gradë dhe kjo e bën atë lumin më të kristaltë në Shqipëri.

Lugina e Valbonës

Është koha të lëmë pas transportin modern dhe të ecim përmes maleve të Valbonës për të arritur në luginën tjetër në atë të Thethit.

Ujëvara e Grunasit në Theth.

Tani i jemi kthyer civilizimit dhe plani për ditën është të vizitojmë dy qytete historike. I pari njihet për pazarin e tij tradicional dhe i dyti për arkitekturën unike.(Kruja dhe Berati).

Mëngjesin tjetër u ngritëm shumë herët për të parë një liqen i cili furnizon pjesën më të mirë të ujit të pijshëm për Tiranën. Për një panoramë më të mirë vendosëm t’i ngjitemi një kodre. Prej shkëmbit ku ne ishim mund të admironim të gjithë liqenin e Bovillës.

Le të shkojmë dhe më lart duke marr teleferikun për t’u ngjitur në Malin e Dajtit, duke fluturuar mbi kodrat e pyllëzuara. E vazhdojmë aventurën tonë drejt destinacionit të fundit, kalojmë pranë një Parku Kombëtar i njohur për anën mistike ku rrugët ndërthuren me retë në qiell. (Parku Kombëtar Llogara)

Kështu pra kjo është dita jonë e fundit në Shqipëri dhe është diçka e fundit që nuk e kemi parë ende është bregdeti. (Gadishulli i Karaburunit)

Dhjetë ditët që kaluam në Shqipëri janë të jashtëzakonshme. Ishim me fat që takuam njerëz të mrekullueshëm në bashkëpunim me Choose Balkans. Ky vend i vogël na ofroi kaq shumë peizazhe të veçanta dhe çdo ditë ne zbuluam vende që të linin pa frymë. Por ende ka shumë shumë vende të pazbuluara të cilat nuk i pamë. Dhe qëllim ynë është të rikthehemi për t’i zbuluar ato. “Shqipëri shihemi herës tjetër”, me këtë frazë mbyllet udhëtimi spektakolar në tokën e shqiponjave nga eksploratorët e ”Must Do Travels”./ata

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë