Mustafa:Do të shkojmë në zgjedhje
me një kandidat të ri për Kryeministë

Mustafa:Do të shkojmë në zgjedhje<br />me një kandidat të ri për Kryeministë
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka thënë se LDK do të shkojë në zgjedhje të reja me një kandidat të ri për Kryeministër. Ndonëse nuk ka dhënë emër konkret në lidhje me këtë, por ai ka thënë se nuk do të jetë përsëri kandidat i LDK-së për udhëheqës të Qeverisë.

Në fjalën e tij Kryeministri Mustafa është shprehur se:“Në bisedë me bashkëpunëtorët e ngushtë kemi vendosur që në mandatin e ardhshëm të kemi një kryeministër tjetër”.

“Sepse ne duhet të hapim rrugë në LDK për kuadro, duhet të hapim rrugë për njerëz të rinj”,- ka shtuar ai.

Unë do të ulem me Nënkryetarët e Partisë, me Sekretarin, me Kryetarin e Degëve dhe do të dalim me propozim se kush do të jetë Kryeministri i ardhshëm i Republikës nga LDK-ja”,-ka shtuar më tej Mustafa.

Ndërkohë Mustafa ka folur fjalë të mira për deputetët dhe ministrat e LDK-së në këtë mandat.

 “ Ju siguroj se kemi  dhënë një shembull të mirë sesi qeveriset Kosova”,-ka theksuar ai.

Më tej Mustafa ka thënë se LDK e ka mposhtur krimin, korrupsionin, papunësinë.

 “Asnjëri prej nesh nuk ka punuar për interesa personale”,- ka përfunduar Isa Mustafa.




Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët