Mustafa: Forcat e Armatosura
i përkasin të gjithë qytetarëve 

Mustafa: Forcat e Armatosura<br />i përkasin të gjithë qytetarëve 
Forcat e Armatosura janë të të gjithë qytetarëve të Kosovës, shprehet sot kryeministri Isa Mustafa, ndërsa për krijimin e tyre pret bashkëpunim edhe me përfaqësuesit e komuniteteve pakicë në Kuvend.

Fillimisht Mustafa kujton se, është e vërtetë e pamohueshme se ai dhe LDK në mandatin e kaluar, kur ishin në opozitë, kanë kundërshtuar vazhdimin e vendeve të rezervuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Nuk jam penduar për këtë, dhe edhe sot do të kundërshtoja me çdo çmim. Sepse, është e paarsyeshme që të ngushtohen vendet për deputetë të subjekteve shqiptare në Kuvend dhe të zgjerohen edhe më tutje për përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë. Konsideroj, po ashtu, se nuk ka çmim i cili e arsyeton dëmtimin e përfaqësimit në organin më të lart legjislativ.

Është e qartë se komunitetet joshumicë, tani me vende të garantuara janë pozitivisht të diskriminuara, gati dyfish në krahasim me pjesëmarrjen në popullsi. Prandaj, ndihem i nderuar në qoftë se dikush vazhdon të më fajësoj se nuk jam pajtuar. Nuk do të pajtohem as sot të bëj pazar me vendet në parlament”, shkruan Mustafa në ‘Facebook’.

Sa i përket transformimit të FSK-së në Forcë të Armatosur, vijon kryeministri kosovar, për mua ka qenë dhe është e pajustifikueshme që të ndërlidhet me kontekstin e vazhdimit të vendeve të rezervuara.

Ndërkaq, pavarësisht propagandës që po bëhet, thekson kreu i qeverisë kosovare, unë jam duke punuar shumë me të gjithë për të gjetur zgjidhje për transformimin e FSK-së.

“Vetëm gjatë dhjetë ditëve të kaluara kemi pasur pesë takime me partnerë të koalicionit dhe faktorët ndërkombëtarë dhe me strukturat më të larta të FSK-së për të gjetur zgjidhje”, bën të ditur ai.

“Ne do të punojmë shumë për avancimin e të drejtave të popullatës joshumicë në vendin tonë, dhe jemi kampionë në ofrimin e këtyre të drejtave, por Forcat e Armatosura janë forcë e të gjithë qytetarëve tanë, prandaj pres bashkëpunim dhe marrje të përgjegjësive edhe nga përfaqësuesit e partive joshumicë në Kuvend”, përfundon kryeministri i Kosovës./ATSH

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Rezultati u vendos me fotofinish, Noah Lyles njeriu më i shpejtë në botë

Paris 2024/ Rezultati u vendos me fotofinish, Noah Lyles njeriu më i shpejtë në botë