Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, vizitoi të enjten Komunën e Lipjanit, ku u takua me udhëheqjen komunale si dhe vizitoi objekte arsimore e ekonomike në Lipjan.
Pas takimit me kryetarin e Komunës, Imri Ahmeti, dhe me qeverinë komunale, kryeministri Isa Mustafa, në një konferencë për gazetarët, bëri të ditur se gjatë takimeve është diskutuar lidhur me çështjet të cilat e preokupojnë këtë komunë.
Kryeministri konstatoi se rezultatet konkrete në përmirësimin e gjendjes do të arrihen në bashkëpunim ndërmjet qeverisjes qendrore dhe asaj lokale, në mënyrë që rezultatet të shihen në terren e të përjetohen nga qytetarët dhe kompanitë që veprojnë në territorin e kësaj komune dhe në territoret e komunave tjera.
"Çështjen e pastrimit të ujërave të zeza si një çështje e pazgjidhur e kësaj komune dhe e shtratit të lumit Sitnica, për arsye të vërshimeve dhe rrezikimit të popullatës dhe të pasurive, ne do ta trajtojmë së bashku me Ministrinë e Ambientit, me Qeverinë dhe me ministritë e tjera", tha ai.
Gjithashtu sipas Mustafës, janë çështjet e aktivizimit të dy zonave ekonomike të cilat ekzistojnë këtu, që do të vihen në shërbim të kompanive të ndryshme, në tërheqjen e investitorëve të jashtëm, në shërbim të punësimit dhe të prodhimit vendor.
Kemi probleme edhe në fushën e arsimit, sepse ka shkolla të cilat kanë filluar shumë herët e të cilat nuk janë përfunduar, ndërsa fëmijët vazhdojnë të mësojnë në kushte jo të mira dhe të papërshtatshme për punën e tyre", theksoi kryeministri Mustafa, duke përmendur edhe problemet e borxheve të trashëguara, të cilat janë mjaft të larta.
Kryeministri Isa Mustafa po ashtu tha se, do të përcaktohen së bashku prioritetet, do të punohet në renditjen e tyre dhe do të arrihet që Komuna të realizoj synimet e saj.
"Këto synime, janë synime tona të përbashkëta të zhvillimit të kësaj Komune, e cila është shumë afër Prishtinës dhe e cila duhet të ndaj fatin edhe të pjesës së komunave të tjera të Kosovës", tha kryeministri Isa Mustafa.
Më pas, kryeministri Mustafa vizitoi Shkollën Fillore "Ismail Luma" në Lipjan, ku u prit nga stafi arsimor dhe nxënësit dhe u informua për procesin mësimor dhe kushtet në këtë shkollë.
Gjatë qëndrimit në Lipjan, kryeministri Mustafa vizitoi edhe Fabrikën "Fox Marble", në fshatin Ribar i Madh, ku u njoftua për këtë investim të rëndësishëm për nxjerrjen dhe përpunimin e Mermerit.
Me këtë rast, kryeministri Isa Mustafa u shpreh se kjo fabrikë dëshmon se në Kosovë ka mundësi për prodhim për tregun e Kosovës dhe për tregjet ndërkombëtare.
"Më vjen mirë veçanërisht që investimi është nga Britania e Madhe. Ne jemi shumë të interesuar që ekonominë tonë ta lidhim me ekonominë e vendeve perëndimore dhe me ato ekonomi të cilat kanë përvojë edhe teknologjike edhe përvojë të tregut e cila neve na mungon. Është mirë që shfrytëzohen edhe rezervat e mineraleve nga vendi, që mermeri të jetë nga këto treva, dhe ne ta plasojmë atë prej nxjerrjes deri te prerja dhe përpunimi i tij dhe do të mundohemi maksimalisht që edhe ne të japim përkrahje që të afirmojmë këtë fabrikë dhe që ky investim të jetë pastaj si një rrugë e mirë e tërheqjes së investimeve tjera nga Britania e Madhe", tha kryeministri Isa Mustafa.
Ndërkaq, ambasadori britanik, Ruairi O'Connell, i pranishëm në këtë vizitë, vlerësoi rëndësinë e përkrahjes së Qeverisë për projekte të tilla.
"Kjo tregon që investimi nga vendet e huaja në Kosovë është i mundur. Është e mundshme të tregohet se ka qasje në zhvillimin ekonomik në Kosovë nëse ka mbështetje nga ana e Qeverisë dhe nga ana e institucioneve të Kosovës. Kjo është shumë e rëndësishme", tha ambasadori britanik, duke shprehur mbështetjen dhe bindjen se ky projekt i rëndësishëm, që punëson njerëz, do të ketë sukses në të ardhmen./atsh/
/Shqiptarja.com